Pas më shumë se 3 milionë smartfonëve të shitur me Ascend P6, Huawei kthehet në treg me modelin e radhës të serisë “platin” Ascend P7. “Flamuri” i ri i 2014-s ka shumë karakteristika që të kujtojnë të mëparshmin, por nuk mungojnë edhe përmirësimet në të gjithë frontet.
Nga dizajni, Ascend P7 duket identik me atë të mëparshmin P6, por nëse i hidhet një sy më i kujdesshëm, vihet re se pjesa e pasme në material alumin është mbuluar nga një xham me shtatë shtresa që ofrojmë më shumë elegancë dhe ndjesi më të mirë gjatë mbajtjes në dorë. Për fat të keq e bëjnë edhe më të rrëshqitshëm nëse vendoset mbi objekte të tjera me sipërfaqe të shkëlqyeshme. Ndoshta kjo mbulesë nuk e ka lejuar Huawei që të mbante sensorin e P6, por me 6.5 mm, Ascend P7 është padyshim smartfoni 4G LTE më i lehtë në botë.
Porta microUSB është spostuar në pjesën e ulët të aparatit. Edhe butoni i ndezjes është ridizenjuar, por është mbajtur pozicionimi në të djathtë.
Ekrani 5-polësh është i mbuluar nga gjenerata e fundit e Corning Gorilla Glass 3 (e njëjtë edhe për pjesën e pasme). Rezolucioni është Full HD ose 1.920×1.080, me një densitet 445 ppi. Huawei Ascend P7 drejtohet nga Hi-Silicon Kirin 910T, prodhuar nga vetë kompania. Procesori është quad-core 1.8 GHz dhe bazohet në arkitekturën Cortex-A9, si dhe nga procesori grafik Mali T450.
Fotokamera e pasme e Huawei Ascend P7 është 8 megapiksel dhe përbëhet nga pesë lente blu josferike dhe përfshin të gjitha funksionet kryesore, përfshi këtu edhe mundësinë për të realizuar “selfie panoramike” dhe video në Full HD 1080p dhe 30 fps. Sensorët janë Sony Exmor RS të gjeneratës së fundit. Ekrani është i pajisur nga teknologjia LTPS (Low Temperature Poly-Silicon) që mundëson rritjen e këndit të shikimit, si dhe sistemin CABC (Content Adaptive Backlight Control) që ju lejon të kurseni deri në 50% energji edhe duke e mbajtur të lartë ndriçimin.
Në “bordin” e Ascend P7 është instaluar Android 4.4.2 KitKat, ndërsa pjesa e përparme është Emotion UI në versionin 2.3.
Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se Huawei Ascend P7 do të përmbushë pjesën më të madhe të synimeve të përdoruesve: dizajnin e këndshëm, autonominë e baterisë dhe një kamerë cilësore. Nëse te P6 kishte mangësi, të jeni të sigurt se kjo nuk do të ndodhë te P7. Në të do të gjeni edhe modulin më modern LTE dhe teknologjinë NFC (që në Europë nuk ka gjetur ende përdorim të gjerë).
Të mirat: Dizajni, materiali, ekrani, ndriçimi, autonomia, çmimi
Të këqijat: Vështirë të gjenden gabime ose mangësi, sidomos në raport me çmimin e shitjes
Të përgjithshme: Është një smartfon G4 LTE 5-polësh, me Android KitKat i nivelit të lartë, por me çmim vërtet të ulët
Çmimi: 399 euro