Të mirat: Dizajni dhe materiali, ekrani i ndriçuar, autonomia, çmimi
Të këqijat: Vështirë se mund të gjenden dështime ose mangësi, veçanërisht në raport me çmimin e shitjes
Të përgjithshme: Është një smartfon G4 LTE, 5 polësh me Android KitKat.
Çmimi: 399 euro
Huawei kthehet në treg me një tjetër model, pas 6 milionë kopjesh të shitura me Ascend P6. Huawei Ascend P7 do të jetë “flamuri” i ri i 2014-s për këtë shtëpi prodhuese.
Dizajni i Ascend P7 në shikim të parë duket sikur është identik me modelin e mëparshëm, por veshja e sipërme me alumin është e mbuluar nga xhami me shtatë shtresa që tregojnë më shumë elegancë dhe ndjesi më të mirë në dorë. Për fat të keq kontribuojnë që ta bëjnë smartfonin të rrëshqitshëm, veçanërisht kur vendoset mbi objekte të rrëshqitshme. Pikërisht kjo mbulesë nuk e ka lejuar Huawei që të mbajë sensorin që kishte te P6, por me 6.5 mm e tij të trashësisë Ascend P7 është një nga smartfonët 4G LTE më të lehtë në botë. Porta microUSB është spostuar në pjesën e poshtme të aparatit, ndërsa foleja e jack 3.5 mm është vendosur lart.
Ekrani 5 polësh është i mbuluar nga gjenerata e fundit e xhamave Corning Gorilla Glass 3 (i njëjti që gjendet edhe në panelin e pasmë). Rezolucioni është Full HD, 1.920×1.080, me densitet 445 ppi. Në bordin e Huawei Ascend P7 gjendet chipset-i Hi-Silicon Kirin 910T i prodhuar nga vetë Huawei, si dhe procesori quad-core 1,8 GHz i bazuar tek arkitektura Cortex-A9 dhe një procesor grafik, siç është Mali T450.
RAM-i i këtij aparati është 2 GB, ndërsa memoria e brendshme është 16 GB, por mund të zgjerohet deri në 32 GB. Kamera ballore është 13 megapiksel (me BSI, f/2.0, makro 4 cm dhe teknologji ImageSmart 2 për të përmirësuar imazhin) dhe ka të gjitha funksionet, si: atë të targetimit gjeografik, HDR, panoramik, atë të fokusimit të buzëqeshjes, etj. Me të mund të përftoni imazhe me rezolucion 4.160×3.120 piksel dhe video në Full HD 1080p e 30 fps. Fotokamera dytësore e Huawei Ascend P7 është 8 megapiksel dhe përbëhet nga pesë lente blu josferike. Mund të realizoni selfie panoramike dhe video në Full HD, 1080p e 30 fps. Sistemi operativ është Android 4.4.2 KitKat dhe pjesa ballore mund të personalizohet falë funksioneve Emotion UI, e cila ka arritur në versionin 2.3. Risia e fundit ka të bëjë me aplikacionin iPhone Manager, që përmbledh të gjitha funksionet e smartfonit, mes të cilëve: Power Manager, Notification Manager, Virus Scan, Permission Manager dhe Storage Cleaner, që mundëson eliminimin e dosjeve të panevojshme. Ajo që mund të thuhet në përgjithësi është se ky model ka një sërë elementësh të kënaqshëm dhe në të nuk mungon pothuajse asgjë.