Huawei mund t’u paraprijë gjithë kompanive në garën për smartphone me ekran të përthyeshëm

27/10/2017 6:17 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Huawei është gati

Smartphone i përthyeshëm i Huawei mund të dalë në treg në vitin 2018. Këtë e bëri të ditur CEO i shtëpisë kineze, Richard Yu, për faqen e specializuar Cnet, duke thënë se që tani ekziston një prototip i modelit.

Por vetë z. Yu thotë se kompania është duke punuar për të zgjidhur një problem që lidhet me ekranin.

Pas risive të fundit tek Mate 10 Pro, ky smartphone i ri mund ta ndihmojë Huawei në ngjitjen në vend të parë në klasifikimin e kompanive me numrin më të madh të shitjeve, pas Samsung dhe Apple.

Edhe konkurrentët nuk mbeten në vendnumëro: në muajt e kaluar kanë qarkulluar shumë zëra rreth smartphone-ve të përthyeshëm.

 

Përgjigjja koreane

Shtëpia koreane Samsung mund të përgjigjet me një model për të cilin flitet prej kohësh: Galaxy X. Dukej e mundur se modeli i ri do të dilte në treg këtë vit, por kjo është shtyrë në vitin 2018. Ideja e përfolur ishte një tablet 7 inç, i përthyeshëm, i cili do të kishte dimensionet e një smartphone.

 

Edhe Apple në garë

Në garën për smartphone të përthyeshëm është edhe Apple. Pas revolucionit të iPhone X, Apple është gati të bashkëpunojë me LG për të prezantuar një model me ekran OLED të përthyeshëm. Një smartphone me këtë karakteristikë nuk do të vijë më parë se viti 2020.

 

LG, në punë e vetme

Por LG mund të prezantojnë një model të vetin të përthyeshëm, pasi ka hedhur në treg dy smartphone me ekran fleksibël: G Flex dhe G Flex 2.

 

Ideja e Lenovo

Shtëpia kineze prezantoi në vitin 2016 konceptin e ri të C-Plus, një smartphone i përthyeshëm që ‘vishet’ si të ishte një orë, por shumë më i rëndë se një smartwatch, që nuk mund të krahasohet me modelet e Apple e kompanive të tjera.

 

Risia e ZTE

Me shumë gjasa, për shumë njerëz nuk e përfaqëson mirë idenë e një smartphone të përthyeshëm, por prej pak ditësh shtëpia kineze ka lançuar Axom M – një model i përbërë nga dy ekrane të ngjitur me njëri-tjetrin nga një zinxhir fleksibël në qendër.

 

Burimi: Corriere della Sera

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz