Vitin e ardhshëm, Huawei mund të na befasojë sa i përket sektorit fotografik tek modeli i ri. Sipas zërave, modeli i ardhshëm, i cili do të quhet Huawei P11, mund të ketë tre fotokamera në pjesën e pasme me një lente kryesore 40 megapiksel.
Prej vitesh, prodhuesi kinez është duke bashkëpunuar me kompaninë Leica në sektorin fotografik për smartphone-t e tij, por një telefon me kamerë 40 megapiksel nuk është parë që në kohërat e Nokia Lumia 1020. Kjo do t’i japë mundësinë Huawei të shkrepë foto me zoom 5x, por problemet që lidhen me përdorimin e një lenteje kaq të saktë me një prerje kaq kompakte nuk janë të pakta. Do të jetë interesante të shohim se si Huawei do t’i zgjidhë me ndihmën e dy fotokamerave të tjera – një ndihmë që Nokia nuk e pati dot.
Kamera e pasme nuk është i vetmi element që Huawei kërkon të revolucionarizojë në modelin e tij P11. Sipas zërave që qarkullojnë, kamera e përparme do të jetë 24 megapiksel. Ekrani mund të jetë 6,01 inç me rezolucion Full HD+, prodhuar nga Samsung, pa bordura.
Huawei P11 do të ketë sistem Android 8.0, procesorin e fundit Kirin 970 dhe 8 GB RAM.
Me shumë gjasa, Huawei P11 do të prezantohet në Mobile World Congress 2018, që mbahet çdo vit në Barcelonë (26 shkurt – 1 mars).