EISA apo Expert Imaging and Sound Association, një bashkëpunim i 53 revistave prestigjioze në fushën e elektronikës së konsumit në 25 vende europiane ka publikuar listën e smartphone-ve më të mirë për 2018-2019.
Huawei P20 Pro fiton çmimin ‘Best Smartphone of the Year 2018-2019’ (Smartphone më i mirë i vitit). EISA e cilësoi Huawei P20 Pro “smartphone më të avancuar, inovativ dhe më të mirë në nivel teknologjik të të gjithë kohërave” si dhe “shoqëruesin ideal për përdoruesin mobile dhe në të njëjtën kohë një ‘trend setter’ në sektorin e fotografisë mobile”.
Honor 10 u vlerësua “EISA Lifestyle Smartphone 2018 – 2019”, Nokia 7 Plus, “Best Consumer Smartphone 2018 – 2019”, kurse NOA Element N10 “Best Buy Smartphone` (https://www.eisa.eu/awards/mobile-devices/)
Ky është viti i gjashtë me radhë për Huawei që merr një çmim nga EISA, pasi Huawei P10 u vlerësua si EISA Smartphone Camera për 2017-2018.
Kamera e trefishtë revolucionare e Huawei P20 Pro, e realizuar në bashkëpunim me Leica, ka një numër më të lartë pixel se gjithë fotokamerat e smartphone-ve sot në treg. Ndër të tjera, Huawei P20 Pro ka një Zoom optik 3X dhe një Zoom hibrid 5X, përveç funksioneve inovative Huawei AIS. Sa i përket imazhit, Huawei P20 Pro karakterizohet nga korniza thuajse të padukshme dhe ngjyra të zbehta krejtësisht të reja.
Falë procesorit të parë në botë me Inteligjencë Artificiale, smartphone i ofron përdoruesit një përvojë të shpejtë. Karakteristikat e fotokamerës ju japin mundësinë të bëni fotografi edhe në ambiente me pak ndriçim edhe për një kohë të gjatë ekspozimi, pa ndihmën e stativit, falë AIS.
Falë baterisë 4000 mAh, Huawei P20 Pro është një ndër smartphone, me më shumë autonomi.
“Për ne, çmimi më i rëndësishëm, deklaroi Li Changzhu, zëvendëspresident i Handset Business, Huawei Consumer Business Group – është të krijojmë pajisje që u japin mundësinë konsumatorëve të argëtohen dhe të krijojnë fotografi nëpërmjet smartphone. Huawei P20 Pro ofron një gamë të gjerë funksionesh fotografike për të shkrepur dhe për të ndarë momentet më të rëndësishme për përdoruesit tanë”.
Trofeu do t’i dorëzohet Huawei në ceremoninë e çmimeve EISA që do të mbahet më 31 gusht në Internationale Funkausstellung në Berlin.