Pas P20 Pro, në pranverën e vitit të kaluar, kolosi kinez Huawei, prezantoi në Londër Mate 20 Pro. Siguria, fuqia dhe kohëzgjatja e baterisë janë karakteristikat që spikasin – thotë Ceo i Huawei, Richard Yu – smartphone i ri është i “paarritshëm”.
Edhe fotokamera nuk ka rivalë. Objektivi është të lërë pas Apple, të cilën e ka kapërcyer për volumin e shitjeve botërore dhe të shkojë në ndjekje të Samsung, lider në sektorin mobil. Sa i përket sigurisë, ashtu si iPhone X, Mate 20 Pro ka sistemin e njohjes tredimensionale të fytyrës, duke i shtuar edhe një lexues të gjurmëve dixhitale, nën ekranin OLED, 6,39 inç.
Smartphone ka edhe një vëlla më të vogël, Mate 20, me procesor Kirin 980, chip-i i parë në botë 7 nanometra (i prezantuar në gusht, një muaj para homologut të Apple), që përmirëson performancën dhe redukton konsumin. Në këtë drejtim, Mate ka një bateri që premton të zgjasë më shumë se një ditë, madje të rikarikojë edhe një smartphone tjetër nëpërmjet wireless.
Smartphone i ri ka të integruar edhe Inteligjencën Artificiale, që shikohet tek tre fotokamerat në pjesën e pasme, të zhvilluara nga kompania gjermane Leica.
Më në detaj, fotokamerat në pjesën e pasme janë 40, 20 dhe 8 megapiksel. Falë sensorëve ju mund të bëni foto në një distancë mjaft të afërt, deri në 2,5 centimetra. Përmirësohet njohja e objekteve dhe skenarëve, si dhe vënia e fokusit te fotot multilayer. Tek notch në pjesën e përparme, bashkë me sensorët 3D Face Unlock, është edhe një fotokamerë në pjesën e përparme 24 megapiksel.
Tek Mate 20 Pro është edhe mundësia e skanimit me fotokamerë i imazhit 3D të një objekti, si për shembull një arushi prej pelushi, apo të bëni një emoji tredimensional të animuar. Fotokamera përdor 3D edhe për të llogaritur kaloritë në një pjatë, duke njohur si ushqimin, edhe sasinë në pjatë.
Bateria është 4.200 mAh, karikohet 70% në gjysmë ore (është më i shpejtë, 440% krahasuar me iPhone Xs Mas), dhe ka wireless reverse charging, me të cilin mund të karikohet një smartphone tjetër.
Mate 20 Pro ka 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet me karta nano SD. Sistemi operativ është Emui 9, i mbështetur tek Android 9 Pie. Është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit (certifikatë IP68, mund të shkrepni foto në ujë), i disponueshëm në gjashtë ngjyra. Kurse Mate 20 ka ekran LCD, 6,53 inç.
Fotokamerat e paske janë 12, 16 dhe 8 megapiksel, kurse ajo në pjesën e përparme mbetet 24 piksel. Procesori dhe sistemi operativ janë të njëjtët me vëllain e madh, po ashtu edhe memoria e brendshme, por ka 4 GB RAM. Nuk mungojnë as zhbllokimi me njohjen e fytyrës dhe lexuesi për gjurmët dixhitale. Si rrjedhojë, edhe notch është më i vogël.
Huawei Mate 20 dhe Mate 20 Pro, janë të disponueshëm në tregjet europiane duke filluar nga sot. Mate 20 kushton 799 euro, versioni 4 GB RAM, 849 euro versioni 6 GB RAM. Kurse Mate 20 Pro kushton 1049 euro.
Për surprizë, Huawei prezantoi edhe Mate 20 X, me ekran 7,2 inç (praktikisht një tablet) me bateri 5000 mAh, që garanton 23 orë shikim videosh.