Huawei synon 200 milionë smartphone të dërguar në 2018

19/12/2018 2:14 PM 0 komente

Huawei parashikon të kapërcejë 200 milionë smartphone të dërguar gjatë vitit 2018. Këtë e bëri të ditur presidenti i divizionit mobile të kompanisë, He Gang, gjatë prezantimit të pajisjes Nova 4.

Parashikimet vijnë në një moment politik të vështirë të kompanisë, pas arrestimit të Meng Wanzhou, drejtuesja financiare dhe e bija e themeluesit të Huawei kohët e fundit, e cila u lirua me kusht pas pagimit të 7,5 milionë dollarë.

Sipas He Gang, siç raporton South China Morning Post, dërgesat botërore të kombinuara të dy markave të smartphone-ve në pronësi të kolosit kinez, Huawei dhe Honor, do të arrijnë 200 milionë njësi të dërguara brenda Krishtlindjeve. Dhe pikërisht më 25 dhjetor, kompania do të prezantojë një telefon të ri.

Huawei ka kapërcyer Apple në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti duke u bërë furnizuesi i dytë më i madh botëror i smartphone-ve pas Samsung.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of