Faqja e njohur Huffingtonpost, ka renditur 10 destinacionet më të mira për të kaluar stinën e vjeshtës.
Bazuar në çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, 10 destinacionet e përzgjedhura nga Huffingtonpost ofrojnë mundësi perfekte për të shijuar stinën e vjeshtës.
E konsideruar se i zemra e rivierës shqiptare, Saranda renditet e dyta midis 10 destinacioneve të përzgjedhura, njofton mapo.
“Saranda është një qytet i rëndësishëm me rezosrte turistike në bregun jonian. E ndodhur më pak se 10 milie nga Korfuzi, Saranda ndanë të njëjtën klimë të nxehtë mesdhetare. Jashtë qytetit ju mund të gjeni rrënonjat e qytetit romak të Butrintit, tashmë një trashëgimi botërore e UNESCO-s”, thuhet në artikullin e Huffingtonpost.
Lista e përzgjedhur nga Huffingtonpost:
1) Bansko, Bullgaria
2) Saranda, Shqipëri
3) Ohri, Maqedoni
4) Plovdiv, Bullgaria
5) Murcia, Spanjë
6) Braga, Portugali
7) Timișoara, Rumania
8) Zaragoza, Spanjë
9) Les Escaldes, Andorra
10) Plzen, Republika Çeke
/Scan
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.