Drejtoria e Doganave deklarin se prej ditës së parë të vitit që vjen hyn në fuqi taksimi me 8 lekë për litër për gazin. Doganat paralajmërojnë se çdo subjekt që nuk të paguajë akcizën për gazin do të bllokohet. E njëjta masë do të merret edhe për subjektet që e kanë gazin stok në magazine dhe nuk e deklarojnë atë.
Prej 1 janarit të vitit që vjen hyn në fuqi taksimi me 8 lekë për litër i produktit gaz i naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh.
Drejtoria e Doganave deklaron se nga 1 janari 2017 asnjë subjekt nuk do të lejohet të kryejë blerje të këtij produkti pa paguar më parë detyrimet e akcizës. Ndërsa subjektet e tregtimit me shumicë të tij nuk do të lejohet të shesin produkt pa paguar më parë detyrimet e akcizës.
Por këtij vendimi nuk i shpëtojnë as subjektet tregtare që kanë produktin gjendje në magazinat e tyre. Për këtë shitësit me shumicë detyrimisht duhet të marrin statusin e Depozituesit të Miratuar, procedurë kjo që nis në Degën Doganore.
Brenda datës 9 janar 2017 subjektet duhet të depozitojnë stokun e produktit, ndërsa në mbyllje të datës 31.dhejtor 2016 të depozitojnë këtë dokument pranë Degëve Doganore.
Doganat pralajmërojnë se nëse vihen re subjekte tregtuese të këtij produkti, që nuk kanë depozituar stokun aktiviteti i tyre do të bllokohet deri në përmbushjen e kushtëzimeve ligjore. Bllokimi do të jetë edhe për ato subjekte që pas datës 1 Janar 2017 kryejnë blerje dhe shitje të gazit pa paguar detyrimet e akcizës. Masa e bllokimit do të qëndrojë në fuqi deri në plotësimin e kushtëzimeve ligjore nga ana e subjekteve të bllokuara.
/Oranews.tv/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.