Ligji i ri për lojrat e fatit ka hyrë në fuqi pas një kalvari të gjatë gati dyvjeçar që nga hartimi i projektit deri në miratimin e tij në Kuvend.
Ligji i detyron të gjitha subjektet që në respekt të distancave të reja brenda datës 31 dhjetor 2016 organizatorët e lozhave të fatit duhet të marrin masat për ndryshimin e vendndodhjes. Distancat ndërmjet subjekteve të lojërave të fatit nga institucionet e parashikuara ligj duhet të jenë jo më pak se, 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet. Distancat do të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogaritjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave. .
Në rast se brenda kësaj periudhe shoqëritë nuk kanë ndryshuar vendndodhje, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojrave të fatit (AMLF) procedon me masa administrative deri në heqjen e licencës.
Ligji i ri gjithashtu ndalon nxitjen për të marrë pjesë në lojërat e fatit. Ndalohet ofrimi, ndihma ose nxitja e një loje apo e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë. Organizatorët e lojërave të fatit janë të detyruar të vendosin në mënyrë dalluese në ambientet ku luhen lojëra fati mesazhe në lidhje me luajtjen e lojërave të fatit nga lojtarët në mënyrë të përgjegjshme, rreziqet e mundshme të lojërave të fatit, si dhe shanset reale për të fituar. Gjithashtu ligji i ri ndalon zhvillimin e aktivitetit të lojrave të fatit pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë.
Taksat që do të paguajë biznesi i bixhozit
4. Detyrimet tatimore për bingot janë>
a) Organizatori i lojës bingo, që zhvillohet për pjesëmarrës, brenda sallës, paguan një tatim për
lojërat e fatit, me një kuotë fikse, çdo muaj, për çdo sallë, përkatësisht, 500 000 lekë për rrethet e
kategorisë së parë, 400 000 lekë për rrethet e kategorisë së dytë dhe 300 000 lekë për rrethet e
kategorisë së tretë;
b) Organizatori i lojës bingo televizive, që nuk zhvillohet për pjesëmarrës brenda sallave, paguan
tatim për lojërat e fatit 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit, gjithsej, të realizuar në bazë të
arkëtimeve nga shitja e biletave. Organizatori, për çdo lojë, duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e
fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.
Për bastet sportive:
Organizatori i basteve sportive paguan tatim për lojërat e fatit 25 për qind mbi fitimin nga loja, por
jo më pak se:
a) për 1 deri në 99 NIPTE, 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen
këtë veprimtari;
b) për 100 deri në 149 NIPTE, 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë në muaj, për çdo
shoqëri që kryen këtë veprimtari;
c) mbi 150 NIPTE, 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen
këtë veprimpari. Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për
qind të shumës së vënë në lojë. Përveç pagesave të shoqërisë, për çdo pikë basti,
duhet të kryhen pagesat në tarifa fikse mujore, si më poshtë:
a) për rrethet e kategorisë së parë, 40 000 (dyzet mijë) lekë;
b) për rrethet e kategorisë së dytë, 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
c) për rrethet e kategorisë së tretë, 20 000 (njëzet mijë) lekë.
Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve 0,2 për qind të shumave të grumbulluara, në përputhje me këtë
nen, për zhvillimin e sporteve.
Për kazino elektronike:
Organizatori i lojërave për kazino elektronike paguan tatim mujor mbi lojërat e fatit 4 për qind
mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, për por jo më pak se:
a) për rrethet e kategorisë së parë, 400 000 (katërqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 100 000
(njëqind mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;
b) për rrethet e kategorisë së dytë, 200 000 (dyqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 60 000
(gjashtëdhjetë mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;
c) për rrethet e kategorisë së tretë, 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 40 000 (dyzet
mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;
ç) për çdo makinë elektronike me më shumë se një pozicion (ruletë) organizatori paguan një kuotë
fikse mujore prej 1 000 000 (një milion) lekë dhe 300 000 lekë në muaj për çdo pozicion loje,
pavarësisht nga rrethi ku ushtron veprimtarinë. Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e
fitimit, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë.
Për lojërat e fatit të kategorisë “Lotari Kombëtare”:
Organizatori i lojërave, të përfshira në licencën për kategorinë “Lotari Kombëtare” paguan tatim
për lojërat e fatit, 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit gjithsej. Për çdo lotari, organizatori
duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë. Për
rastet kur shuma në dispozicion të lojtarëve. u shpërndahet fituesve, ajo mbartet në lotarinë
pasardhëse, si shumë në dispozicion të lojtarëve.
Detyrimi tatimor për kazinotë
Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në kazino,
paguajnë detyrimet tatimore mujore, si më poshtë:
a) për tryezat me më shumë se një pozicion (ruletë), një taksë mujore në masën 12 për qind mbi
vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 300 000 (treqind mijë)
lekë në muaj për çdo pozicion;
b) bër çdo tryezë të lojërave (me letra dhe/ose me zare), një taksë mujore në masën 12 për qind
mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 1 500 000 (një milion
e pesëqind mijë) lekë;
c) për lojërat elektronike dhe për videlotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore
në masën 4 për qind për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por
jo më pak se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për çdo kompjuter elektronik;
ç) për makinat slot me fitim në çast, një taksë mujore në masën 4 për qind mbi vëllimin e
qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë
për çdo kompjuter elektronik.
Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të
bashkisë apo komunës ku zhvillon veprimtarinë për kazino 0,2 për qind të xhiros.
Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 80 për qind të
shumës së vënë në lojë.
Detyrimi tatimor për bastet për gara në pistë
Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në bastet
për gara në pistë, paguajnë detyrimet tatimore, si më poshtë:
Fletorja Zyrtare
a) një tatim loje fati, me kuotë fikse, çdo muaj, prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për shoqërinë;
b) një tatim loje fati, me kuotë fikse, çdo muaj, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për çdo pikë të
shitjes së basteve;
c) për lojërat elektronike, me fitim në çast, të vendosura në mjediset e hipodromit, një tatim me
kuotë fikse, çdo muaj, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për çdo kompjuter elektronik ose pozicion
të makinës elektronike.
3. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të
bashkisë ku zhvillon veprimtarinë për baste me gara në pistë 0,2 për qind të xhiros.
Afatet për licensat
Afati i licencimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit është 10 vjet. Afati i licencës fillon që nga data e lëshimit të saj. Tarifa e licencimit për kategoritë:
a) “Baste sportive dhe baste për garat në pistë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është: 200 000 000 (dyqind milionë) lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur deri në 1000 adresa sekondare në total.
b) “Bingo televizive”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 40 000 000 (dyzet milionë) lekë; c) “Kazino”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 (një miliard) lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur vetëm 1 sallë në total.
ç) “Kazino të vendosura në hotelet me pesë yje”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë;
d) “Resort kazino” për të gjithë periudhën e licencimit është 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë. dh) “Lotaria Kombëtare”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 (një miliard) lekë.
e) “Lojëra elektronike në distancë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 200 000 000 (dyqind milionë) lekë.
4. Tarifa e licencës paguhet në shuma të barabarta përgjatë të gjithë afatit të licencimit.
Ligji i plote ne linkun: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/12/251.pdf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.