Hyperloop One, një ndër tre shoqëritë që, në konkurrencë mes tyre, janë duke studiuar trenin supersonik të ideuar nga Elon Musk katër vjet më parë, ka bërë të ditur dhjetë itineraret e saj ideale.
Linjat e kompanisë Hyperloop, e cila drejtohet nga Rob Lloyd, mund të ndërtohen pak a shumë kudo nëpër botë – nga Qyteti i Meksikës në Guadalajara, 532 km në vetëm 38 minuta; Edimburg – Londër (666 km në vetëm 50 minuta) duke kaluar në Glasgow – Liverpool (545 km në vetëm 47 minuta) ose Dallas- Laredo-Houston, linjë e pagëzuar me emrin ‘trekëndëshi i Teksasit’, më shumë se 1000 km.
Këto janë disa nga itineraret e përzgjedhura mes 2600 kandidaturave, që kanë ardhur në harkun e gjashtë muajve në konkursin e organizuar nga shoqëria. Në vitet e ardhshme, Hyperloop do të ndërmarrë studime më të thelluara. Pak a shumë si ato që janë zhvilluar në Nevada në fillim të verës, apo ato që po zhvillohen në Dubai – ëndërr është përurimi i një linje brenda Expo 2020.
Shoqëritë e tjera që janë duke punuar mbi këtë projekt janë Hyperloop Transportation Technologies dhe kompania kanadeze Transpod, e cila ka bërë të ditur këto itinerare se nga mund të kalojë Hyperloop. Mes tyre janë edhe 334 kilometra mes Bangalore dhe Chennai në Indi, në vetëm 23 minuta; Majami-Orlando (414 km, në 25 minuta), projekti ambicioz Mumbai – Chennai (më shumë se 1 mijë km në vetëm 63 minuta) si dhe Toronto-Montreal via Ottawa, 640 km në 39 minuta.
Hyperloop One në fakt ka zhvilluar studime të ndryshme në disa vende, mes të cilave nga Zvicra në Rusi, si dhe nga Finlanda në Suedi.
Kandidaturat nuk ishin shumë “të lehta” – ishte e nevojshme të paraqiteshin propozime financuese dhe dokumentimi mbi aspektet rregullatore për t’u prodhuar, shumë prej të cilave janë ndihmuar nga autoritetet lokale.