Supertreni merr formë. HyperloopTT/HTT (Transportation Technologies) prezantoi në Puerto de Santa Maria në Spanjë, kapsulën (kabinën) e parë – e cila në garë me Hyperloop One premton të revolucionarizojë transportin mbi binarë në Europë dhe jo vetëm.
Quhet “Quintero One”, është e gjatë 32 metra, e gjerë 15 metra dhe peshon 5 tonë. Ajo është ndërtuar nga kompania Artificial (për të kanë punuar rreth 800 projektues), pas 21.000 orësh punë projektimi dhe 5000 orë montimi, me 82 panele në fribra karboni dhe 72 sensorë. Kapsula do të dërgohet në Francë, në Tuluzë, për përmirësime.
“Kapsula do të dërgohet në qendrën e kërkimit dhe zhvillimit të HyperloopTT në Tuluzë të Francës – bëjnë të ditur në një deklaratë nga kompania, që përshkruan në detaje kapsulën, para se të vihet në funksionim”.
Inkubatori italian Digital Magics ka investuar 320 mijë euro në Jumpstarter, platformë për mbledhje fondesh që zotëron 93,57% të HyperloopTT. Falë këtyre investimeve, kapsula është e përbërë nga materiale avangardë si “Vibraniumtm”, një material i përbërë nga “një shtresë e dyfishtë” e patentuar për këtë qëllim nga HyperloopTT.
Kapsula është rezultati i parë i një projekti që parashikon realizimin e një sistemi me ngritje magnetike në brendësi të një strukture me presion të ulët, e krijuar për pasagjerët dhe konterjnerët e mallrave.
Dizajni i kapsulës është zhvilluar në bashkëpunim me një studio këshillimi dhe dizajni transportesh me famë botërore, PriestmanGoode, e cila ka fituar çmimin “Gold” në vitin 2017 në London Design Awards. HyperloopTT është pjesë e portofolit të Digital Magics, i cili ka ndër themelues të saj Bibop Gresta, bashkëthemelues dhe president i HyperloopTT.
Së fundi shoqëria ka nënshkruar marrëveshje me Kinën (Tongren Transportation & Tourism Investment Group), pas njoftimeve për partneritet në Abu Dhabi dhe në Ukrainë.