Në fund të nëntorit është e pashmangshme të mos nisni të mendoni se çfarë do të bëni për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Pjesa më e madhe do ta kalojë, si gjithnjë, me njerëzit e dashur të familjes, duke respektuar traditën.
Por nga ata që dëshirojnë, më së fundi, të realizojnë ëndrrën e tyre në sirtar prej shumë kohësh. Të shkojnë për festat e fundvitit në një vend të ngrohtë.
Në këtë drejtim, Egjipti ka qenë gjithnjë një destinacion i parapëlqyer, duke marrë në konsideratë nëse shpenzimet mesatare janë të pranueshme dhe mbi të gjitha, nëse vendimi i udhëtimit është marrë kohë më parë dhe ndërkohë ju keni vënë para mënjanë. Po flasim më specifikisht për Sharm el-Sheikh, kryeqyteti i turizmit në Egjipt.
Sharm el-Sheikh është një destinacion klasik, nëse marrim në konsideratë klimën e këndshme në dimër. Gjatë kësaj kohe, do të shmangni temperaturat mbytëse dhe turmat e turistëve (jo se ata mungojnë, por numri i tyre gjithsesi është më i ulët krahasuar me muajt korrik – gusht). Nëse në verë, temperaturat mesatare janë 35 – 45 gradë, në dimër temperaturat shkojnë 20 – 25 gradë. Asgjë nuk do t’ju pengojë të mos bëni një zhytje relaksuese, duke admiruar peizazhin e mrekullueshëm të Sharm el – Sheikh.
Është destinacioni ideal për ata që pëlqejnë sportet në ujë: windsurf, kanotazh, snorkelling etj. Ju do të argëtoheni mes valëve dhe do të keni mundësinë të zhyteni për të parë barrierat koralore, tipike në brigjet e Detit të Kuq.
Resortet ofrojnë paketa të larmishme turistike. Ju do të keni në dispozicion, për shembull, pajisjet e duhura për t’u zhytur dhe në rast se dëshironi, mund t’i bashkoheni grupeve të organizuara. Kjo është një përvojë e mrekullueshme që mund t’ia dhuroni vetes.
Përveç eksplorimeve në ujë, ju mund të bëni shëtitje, për shembull, në shkretëtirën Sinai, mbi një kalë apo deve, jeep apo quad. Po ashtu të bëni një vizitë në parkun marin Ras Mohammed, shëtitje me varkë në ishullin Tiran e shumë aktivitete të tjera. Resortet ofrojnë paketa të leverdishme, mjafton që t’i shihni me vëmendje dhe të zgjidhni atë që është më e mira për shijet tuaja.
Vende fantastike dhe ndjesi të paprovuara më parë, duke kaluar, pse jo fillimin e vitit të ri në shkretëtirë, pak kilometra nga qyteti, nën yjet e qiellit, por t’i uruar njëri-tjetri “gëzuar” në mënyrën më të mirë.