Nëse po përpiqeni të gjeni kohën për detyrat tuaja më të rëndësishme, mendoni se çka mund të caktoni për të tjerët në ekipin tuaj. Ka disa tipe projektesh ose funksionesh që ju duhet ti delegoni, të tilla si:
- Punë që të tjerët mund ti kryejnë lehtë. Edhe në qoftë se ju pëlqeni ti bëni disa nga këto detyra, do të ndiheshit më mirë dhe më në formë nëse do ti delegonit ato. Ndoshta kjo nënkupton caktimin e një detyrë të vogël të një projekti të rëndësishëm për një punonjës të ri i cili është i etur për të ecur përpara. Dorëzimi itë tilla detyrave do ta motivonte atë dhe do ju mundësonte juve të kuptoni nëse ai mund të kryejë dicka më shumë në project.
- Punë që kërkojnë trajnim apo përvojë të veçantë. Delegimi i detyrave ka të ngjarë ti ofrojë anëtarëve të personelit mundësi interesante dhe sfiduese. Për shembull, në qoftë se ju trajnoni një anëtar të beueshëm të grupit për të marrë përsipër rolin tuaj gjatë një detyre ndër-dikasteriale, punonjësi përfiton shansin të ushtrojë aftësitë e tij bashkëpunuese dhe teknike, ndërsa fiton gjithashtu edhe njohje.