… kërkon të arredojë anijet kozmike dhe shtëpitë e ardhshme në Mars
1.Lajmi gjatë Democratic Design Days
Më 7 qershor, dita e parë e Democratic Design Days të Ikea-s, manifestimi i përvitshëm që prezanton të rejat e kolosit suedez të arredimeve low cost – u njoftua lajmi. Në blogun e eventit u shfaq një post me titullin: “Ekspedita e Ikea-s në Mars sapo u nis”.
2.Tri ditë në shkretëtirë
Në post u përshkrua një eksperiment: për tri ditë, disa arkitektë kanë jetuar në bazën e NASA-s në shkretëtirën e Utahut. Këtu është ndërtuar një vendbanim i ngjashëm me atë që jetojnë astronautët në orbitë. Objektivi është që arkitektët të krijojnë një ide të kushteve të jetës në hapësirë.
3.Ide për hapësirën, por edhe për Tokën
Grupi i Ikea-s është përpjekur të gjejë zgjidhje jetësore për hapësirat të kufizuara me ajër dhe ujë të papijshëm. Këto janë karakteristikat e jetës në hapësirë, të cilat nuk u largohen shumë qyteteve hipotetike të së ardhmes. Në fakt, projektet do të zhvillohen edhe nën optikën “tokësore”.
4.Gati projektet për vitin 2019
“Sigurisht, pas kësaj përvoje do të kemi një ide më të qartë rreth nevojave të një shtëpie në hapësirë” – komentoi Michael Nikolic, pjesë e skuadrës së arkitektëve. Ikea ka siguruar se disa modele do të mund t’i gjeni në treg në vitin 2019.
5.Shtëpi e ngjashme me atë në filmin “The Martian”
Habitati i ndërtuar në “Mars Desert Research Station” përbëhet nga një serë, e ngjashme me atë që kemi parë në filmin “The Martian” dhe një hapësirë e përbashkët për të punuar dhe për të kaluar kohën e lirë.
6.Të mendosh për tregun e madh
Me “misionin e saj në Mars”, Ikea kërkon të eksperimentojë në një hapësirë të vogël gjithë zgjidhjet më inovative për shtëpitë. Dhe më pas t’i prodhojë ato për klientelën në gjithë botën.
Burimi: Corriere della Sera