Briseida Shehaj, drejtoreshë e tatimeve prej tre vitesh, është larguar nga kjo detyrë, për t’u emëruar në pozicionin e zëvendësministres së Ekonomisë.
Në vend të saj është emëruar Vasilika Vjero, e cila deri tani mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Edhe Pranvera Fagu ka lënë postin e drejtoreshës së Doganave dhe në vend të saj është emëruar Bella Ekonomi, që ka qenë këshilltare në Kryeministri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.