Të mos njohësh gjuhën e një vendi ndonjëherë mund ta bëjë udhëtimin një makth të vërtetë. Mbi të gjitha, nëse marrim parasysh që pjesa më e madhe e sistemeve të përkthimit kërkon pothuajse gjithnjë lidhjen me internetin për të funksionuar. Por interneti nuk është gjithnjë i disponueshëm jashtë vendit.
Por ndoshta, një kompani japoneze ka gjetur zgjidhjen duke shpikur një pajisje në gjendje të përkthejë më shumë se 50 mijë fjalë pa përdorur lidhjen me internetin. Pajisja funksionon duke përdorur ekskluzivisht një librari me shprehjet më të shpeshta në një udhëtim. Pajisja wearable, e zhvilluar nga kompania japoneze Logbar, regjistron dhe thotë në çast shprehjen e përkthyer. Në ndryshim nga pajisjet e tjera wearable nuk ka nevojë të intregrohet me telefonin. Pajisja inteligjente, falë procesorit inteligjent, funksionon në autonomi të plotë.
Për momentin, pajisja është në gjendje të përkthejë tre gjuhë: anglisht, japonisht dhe kinezçe.
Si funksionon Ili? Është e nevojshme ta afroni pajisjen pranë gojës, të shtypni butonin dhe të regjistroni fjalinë që doni të përktheni dhe t’ia përsërisni më pas bashkëbiseduesit tuaj të huaj. Kjo pajisje është shumë e shpejtë. Shoqëria thotë se Ili është në gjendje të përkthejë një fjalë në 0,2 sekonda.
Ende nuk ka informacione të sakta rreth çmimit dhe datës së daljes në treg.
Ili do të dalë në shitje në fund të vitit 2017.