Imazhi i pasurisë

10/11/2018 10:05 PM 0 komente
Lee Shau Kee

Niveli i pasurisë së 1% të më të pasurve mund të ketë arritur kulmin. Por, në shumë vende pjesa e tyre e pasurisë ka rënë

 

Lee Shau Kee u shpërngul në Hong Kong në vitin 1948, një vit përpara se Partia Komuniste e Kinës të merrte kontrollin, shkruan The Economist.
Në vitin 1976 ai krijoi kompaninë Henderson Land Development, e cila ndihmoi në zhvillimin e ndërtesës më të lartë në Hong Kong dhe në ndërtimin e hotelit ku Edward Snowden tregoi sekretet e sigurisë kombëtare amerikane.

Sipas Forbes, sot, z. Lee renditet i 27-i në listën e më të pasurve në botë. Ai së bashku me 26 njerëzit e tjerë më të pasur në botë, kanë një pasuri që shkon në 1.39 trilionë dollarë amerikanë, më shumë se e gjithë pasuria e gjysmës më të varfër të njerëzimit. Ky lloj krahasimi midis më të pasurve dhe më të varfërve në botë është analizuar edhe nga Oxfam, një organizatë bamirësie. Ajo bazohet në renditjen e Forbes dhe në raportet vjetore të publikuara nga Instituti i Kërkimeve të Credit Suisse mbi nivelin e pasurisë të më të pasurve në botë. Por saktësia e krahasimeve është e pasaktë dhe e pavërtetë.

Tony Shorrocks, autori kryesor i raportit të Credit Suisse, është shumë i bindur se gjysma e më të varfërve të botës zotëron më pak se 1% të pasurisë së saj. Është e vështirë që të jepen vlera më të sakta. Gjithsesi, të dhënat dhe shifrat janë duke u përmirësuar. Në raportin e Credit Suisse të vitit të kaluar, 1% e më të pasurve duket se pretendonte më shumë se gjysmën e pasurisë së botës. Por vlerësimet e reja dhe të përmirësuara tregojnë se 1 përqindëshi i më të pasurve në botë mund të ketë arritur kulmin ose edhe mund të ketë shënuar rënie. Midis viteve 2016 dhe 2018, 1 përqindëshi i më të pasurve shënoi rënie në Brazil, Britani, Francë, Gjermani, Indi, Rusi, Amerikë, Kanada, Kinë, Itali dhe Japoni.

Për të qenë pjesë e 1 përqindëshit të më të pasurve në botë, një individ duhet ta ketë vlerën e pasurisë neto mbi 870,000 dollarë amerikanë.
Dy të pestat e këtij grupi janë në Amerikë. Në të kaluarën, kontingjenti i dytë më i madh i më të pasurve të globit ndodhej në Japoni, por shifrat kanë ndryshuar, duke treguar se kontingjenti i dytë më i madh i më të pasurve të botës ndodhet në Kinë. Akumulimi i shpejtë i pasurisë është dëshmi e ambicieve të njerëzve si z. Lee.

Nëse do të ktheheshim pas në vitet 1970, ai i vuri kompanisë së tij një emër skocez, vetëm për shkak të reputacionit të admirueshëm ndaj skocezëve në drejtim të mirëmbajtjes së pasurisë. Por Kina, sot ka mbi 1 milion milionerë më shumë sesa e gjithë Britania.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of