Importet e birrës, rritje me 10 % në dymujorin e parë

16/04/2018 3:54 PM 0 komente

Importet e birrës kanë vijuar të rriten me ritme të larta edhe në vitin 2018, duke marrë gjithnjë e më shumë tregun e prodhimeve vendase.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë  dymujorit të parë të vitit (janar-shkurt) importet e birrës u rriten me 10 për qind duke arritur në rreth 3.5 tonë nga rreth 3.2 tonë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importet e birrës edhe këtë vit vijuan të ndjekin një tendencë që nisi qysh në vitin 2016. Prodhuesit vendas të birrës janë të shqetësuar se birra e importit po konkurron prodhimin tonë për shkak të kostove më të ulëta.

Operatorë të tregut pohojnë se vendi ynë krahasuar me Rajonin, ka ngarkesë tatimore më të lartë dhe kjo vlen edhe për birrën. Përveç taksave klasike, mbi birrën e rëndojnë edhe disa pagesa të tjera, të cilat nuk përllogariten si taksa direkte. Të tilla janë kostot për pullën fiskale, parapagimi i akcizës dhe çmimi i energjisë elektrike.

Kostot për vënien e pullës janë të paktën 14 herë më të larta se në vendet fqinjë. E gjithë industria besohet se paguan rreth 5 milionë euro për pullën fiskale ne një kohe, praktikë kjo, më e shtrenjta në Europë.

Gjithashtu operatorët e tregut e konsiderojnë parapagimin e akcizës absurditet. Tatimi paguhet në momentin e prodhimit dhe jo të shitjes, duke e vënë në vështirësi likuiditetin e kompanive.

Çmimi i energjisë elektrike është shumë i lartë.  Veç kësaj janë rritur edhe tatimi mbi fitimin dhe ai mbi dividendin me 50%. Teksa rimbursimi i TVSH-së dhe i kostove të solarit mbeten misione të vështira që nuk po e lejojnë sektorin e prodhimit të birrës të përparojë drejt zgjerimit.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of