Indeksi i Çmimeve të Importit, INSTAT: Vijon rënia edhe në tremujorin e tretë

06/12/2017 11:35 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Indeksi i Çmimeve të Importit regjistroi ulje në tremujorin e tretë të këtij viti. Instituti i Statistikave vlerëson se kjo rënie në korrik-shtator është 1.7% më pak se njëjta periudhë e një viti më parë, ndërkohë që në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti, ky indeks ishte 0.8% më pak.

Ulja duket se i atribuohet çmimeve të importit të produkteve në aktivitetet e industrisë përpunuese, e cila zë peshën më të madhe në Indeksin e Çmimeve të Importit, duke regjistruar një vlerë 1,9% më të ulët  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

“Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve në aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,5 %, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 2,2 %, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve” me 1,3 %” vlerëson INSTAT.

Segmenti që ka regjistruar rritje në indeks është ai i produkteve të importuara dhe të lidhura me aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat dhe karrierat”  që ka shënuar rritje me 0,3 %.

“Çmimet e Importit në seksionin “Industria Nxjerrëse” pësuan rënie me 0,7 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e importit në seksionin “Industria Përpunuese” kanë shënuar ulje me 1,0 %. Brenda kësaj industrie ndikimin më të madh e kanë dhënë uljet e çmimeve të importit të produkteve në aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,8 %, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 0,5 %, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve” me 1,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës” thuhet në raportin e INSTAT.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz