A jemi ne popull i lumtur? Duket se Raporti i Lumturisë në Botë ( World Happines Report 2015) e nxjerr vendin tonë ndër vendet më pak të lumtura, rezultat ky bazuar në disa indikatorë si: ekonomia e vendit, zhvillimi shoqëror etj.
Në renditjen e 158 vendeve, Shqipëria zë vendin e 95, sipas këtij raporti të publikuar ditën e djeshme.
Krahasuar me rajonin, Kosova renditet disa vende përpara nesh, duke zënë kështu vendin e 69-të, Serbia e 87-a, Maqedonia e 93-a, Mali i Zi i 83-i, dhe vetëm Bosnja dhe Hercegovina renditet një vend pas nesh, e 96-a.
Është i treti vit rradhazi që ky publikim del për të gjithë lexuesit në botë, duke analizuar PBB-në, mbështjen sociale, perceptimin për korrupsionin dhe bujarinë. Ky indeks u realizua për herë të parë në 2012.
Ky raport rishikon kuptueshmërinë shkencore të matjes dhe shpjegimit subjektiv, të mirëqenies, suportit social dhe atij ekonomik dhe jep të dhënat e krahasueshme, duke përfshirë rankimin nacional, duke u bazuar edhe në të dhënat e sondazheve botërore të Gallup për 158 shtete.
Raporti identifikon 5 vendet kryesore, me nivelin më të lartë të lumturisë, ata janë:
1. Zvicra
2. Islanda
3. Danimarka
4. Norvegjia
5. Kanada
Raporti i renditjes si më poshtë:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.