Çmimet në rritje janë një kërcënim më shumë për ekonominë globale këtë vit sesa papunësia, sipas Indeksit të Mjerimit së Bloomberg, i cili studion inflacionin dhe papunësinë për 66 ekonomitë.
Venezuela shënon vitin e katërt si ekonomia më e varfër (e mjerë) në botë, me një rezultat që është më shumë se tre herë më i lartë se ajo në vitin 2017. Tailanda, duke marrë në konsideratë llogaritjen e papunësisë, renditet në vendin e fundit, si më pak i mjeri. Sipas raportit, Meksika ka bërë hapa të mëdhenj këtë vit, pasi inflacioni bëhet më i menaxhueshëm, ndërsa Rumania u zhyt më shumë në mjerim.
Indeksi i Bloomberg mbështetet në konceptin e vjetër që inflacioni i ulët dhe papunësia përgjithësisht ilustrojnë se sa mirë duhet të ndjehen banorët e një ekonomie. Ndonjëherë, natyrisht, një numër i ulët mund të jetë çorientues në secilën kategori: Çmimet vazhdimisht të ulëta mund të jenë një shenjë e kërkesës së dobët dhe papunësia tepër e ulët lidhet edhe me fakton se punëtorët duan të kalojnë në punë më të mira, për shembull.
Rezultatet kryesisht sinjalizojnë një perspektivë globale ekonomike që mbetet e ndritshme në përgjithësi: Ekonomistët tregojnë se do të ketë rritje ekonomike prej 3.7 për qind për botën në vitin 2018, duke krahasuar ritmin e vitit të kaluar që ishte më i mirë që nga viti 2011, sipas sondazhit Bloomberg.
Sipas raportit, Greqia, Turqia dhe Serbia janë tre shtete që renditen në top 10 e vendeve më të mjera në botë. Krahasuar me vitin 2017, kanë pasur përkeqësime.
Ndërsa vendet më të lumtura, duket se janë Tajlanda, Singapori dhe Japonia. Pa lënë pa përmendur edhe shtetet europiane si Zvicra, Islanda dhe Danimarka.