Indeksi i aksioneve të Nikkeit ra në nivelin e tij më të ulët të shënuar gjatë këtyre javëve të fundit.
Indeksi i aksioneve japoneze pësoi një goditje të fortë sidomos nga zhgënjimi i investitorëve si pasojë e politikave të paqarta të presidentit të ri amerikan.
Nikkei ra me 1 për qind në 19,061.27, niveli i tij më i ulët që prej 30 dhjetorit 2016.
Indeksi Topix dhe JPX-Nikkei 400 humbën të dy nga 0.9 për qind në 1,530.64 dhe 13,716.75 secili.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.