Username
Password:

[ Regjistrohu ]
 

 

 

 

 

 




18 mars 2008





Keshilla me e mire qe mund t’iu jepnin si nje menaxher i ri, eshte te jeni i sjellshem, i kujdesshem per te bere te mundur qe bota te duket me e mire. Nje gje e tille nuk do te thote qe ju duhet te beheni nje femije i llastuar ose fluturues. Duhet te kryeni punen tuaj dhe te beheni i zoti. Megjithate, mund te thuhet se miresjellja ne pune sjell rezultate te mira. Nuk eshte gjithmone e lehte te sillesh mire. Duhet te perdorni disa taktika. Si nje menaxher duhet t’i tregoni njerezve te cilet nuk kane shume talent, se çfare duhet te bejne dhe pse jane ne rrugen e gabuar. Pastaj, ju lind e drejta qe t’i pushoni dhe t’iu tregoni se kjo eshte nje menyre e cila mund ta ndihmoje per te kuptuar se ne çfare drejtimi mund te japin me shume. Nga ana tjeter, ju duhet t’i thoni te tjereve qe kane talent, por qe kane nje personalitet te padurueshem qe bashkepunetoret e tyre nuk pelqejne te punojne me ta dhe prandaj duhet te ndryshojne menyren e te sjellurit. Eshte nje lajm i keq dhe menaxheret, te cilet nuk duan t’ia dine e injorojne si fakt. Nje shef i sjellshem perpiqet qe personeli i tij te gjeje rugen e duhur pavaresisht se ndonjehere nje gje e tille do te thote mbarim.

Shpesh, kompanite perdorin nje formule menaxhimi te perkthyer “lart ose jashte”. Nje gje e tille do te thote qe promovohen individet qe japin me shume, dhe te tjeret lihen jashte. Fjala e duhur ketu eshte: keshillim. Si nje menaxher, ju jeni nje keshillues, duke i ndihmuar njerezit te identifikojne potencialet me te medha te tyre, qofte duke qendruar me ju ose ne nje sipermarrje tjeter.

Si nje menaxher, ju jeni ne ate pozicion per t’i bere te tjeret te ndihen mire. Ju mund t’i jepni te tjereve pune me interesante, trajnim me te mire, me shume elasticitet, pra te gjitha gjerat qe ju do te deshironit ne nje pune per t’i dhene edhe te tjereve. Ju duhet ta beni kete. Nuk duhet te qendroni jashte bordit.

Si nje menaxher ju duhet te ndermerrni aksione te menjehershme. Duhet te identifikoni personat, te cilet kane mungese kualifikimi. Duhet t’i sugjeroni politika per te ndryshuar stilin e punes. Ajo çka duhet te mbani parasysh gjithmone eshte: kompania vjen e para mbi gjithçka dhe detyra juaj eshte te kenaqni shefin tuaj. Ne fakt, kjo eshte detyra e gjithekujt ne pune. Ju keni perfituar nje shans per te drejtuar nje kompani, pasi shefi juaj kerkon qe te beni gjerat e duhura per kompanine. Sipermarria kerkon njerez te lumtur dhe punonjes efikase.

Nje tjeter keshille qe mund te jepet per menaxheret e rinj. Suksesi ka te beje me balancen. Nje menaxher i mire eshte i afte te balancoje nevojat e punonjesve te tij. Nje menaxher i mire shfrytezon pushetin e tij ne dobi te kryerjes se nje pune me te mire. Ciniket e Botes ne kete rast mund te thone: “Kjo nuk eshte realiste. Nuk mund te behet.” Mos e pyesni veten ne e keni bere ndonjehere, por nese keni dhene maksimumin. Eshte e mundur qe gjate jetes te ndermerrni veprime te duhura, mos kini frike nese nuk ju kthehet mbrapsht gjithçka pasi nje dite do te ndodhe. Menaxhimi eshte fuqia qe ben ndryshimin. Beje kete pa menduar nese do te perfitoni ose jo diçka ne kembim. Ju mund te beni vertet gjera te mrekullueshme nese ju i menaxhoni gjerat si duhet. Nuk duhet ta harroni kete.

 




Komente

Jepni komentin tuaj per kete artikull
E-Mail:
Mesazhi:
code
Shkruani kodin e mesiperm
 
sd
A prisni qe inflacioni te vije ne rritje ne muajt ne vijim:
Po
Jo
[View results]


 
sd
USD/LEK105.01
EUR/LEK136.03
GBP/LEK160.38
CHF/LEK99.82
Azhornimi i fundit 05/09/2010


“Media Union” sh.p.k., Pallati 13-katësh përballë Stacionit të Trenit, Hyrja 5/C Kutia Postare 129 Tiranë-Shqipëri Dizajnoi: NIKA VISUAL





Qendra Kerkimore Monitor