Username
Password:

[ Regjistrohu ]
 

 

 

 

 

 




18 mars 2008





Cilesia e punes se punonjesve, rezultatet mendore dhe menaxhimi i kohes ishin me te mira ne ditet kur ata kryenin aktivitet fizik, sipas nje kerkimi te kryer nga nje skuader te udhehequr nga Jim McKenna, profesor i sporteve ne kompanine “Leeds Met”.

Kerkimi tregoi qe pas ushtrimeve fizike, pjesmarresit ne studim u kthyen ne pune me tolerante ndaj vetes dhe me te kuptueshem ndaj kolegeve te tjere. Rezultatet e tyre ne pune ishin ne menyre te vazhdueshme dhe domethenese me te larta, te matura nga:

-aftesia per te menaxhuar kohen

-aftesia per te menaxhuar kerkesat

-rezultatet mendore dhe nderpersonale

Keto rezultate ishin te perhapura, me nje minimum prej 65% te punonjesve, qe permiresoheshin ne te tre keto aspekte pas aktivitetit fizik.

Studimi perfshiu 210 punonjes, punedhenesit e te cileve ofruan mundesi per kryerjen e aktivitetit fizik—kryesisht ore areobie, por gjithashtu joga dhe tendosje. Pjesmarresit plotesuan pyetesore, duke reflektuar lehtesine e plotesimit te detyrave, duke perdorur nje pershkallezim nga nje te shtata. Kjo u be ne ditet kur kishin aktivitet fizik gjate kohes se punes dhe perseri diten kur nuk kishin. Ata vleresuan se si ishte ecuria e çdo dite.

“Rezultatet jane habitese,” tha Profesor McKenna. “Ne nuk e prisnim nje permiresim kaq te madh te produktivitetit te lidhur me aktivitetin fizik. Edhe me mbreselenese ishte fakti qe njerezit tashme mendonin qe ata ishin te mire ne punet e tyre”.

Nga aktivitetet fizike ne vendin e punes, tha Profesor McKenna, perfitojne me shume sesa vetem punonjesit. “Kompanite kane me shume punonjes produktive, qe gjithashtu punojne me mire se bashku. Mendoni dhe rreth kesaj; me pak dite ku punonjesit jane te semure, pjesmarrje me e mire dhe marredhenie me tolerante midis kolegeve.”

 




Komente

Jepni komentin tuaj per kete artikull
E-Mail:
Mesazhi:
code
Shkruani kodin e mesiperm
 
sd
A prisni qe inflacioni te vije ne rritje ne muajt ne vijim:
Po
Jo
[View results]


 
sd
USD/LEK105.01
EUR/LEK136.03
GBP/LEK160.38
CHF/LEK99.82
Azhornimi i fundit 05/09/2010


“Media Union” sh.p.k., Pallati 13-katësh përballë Stacionit të Trenit, Hyrja 5/C Kutia Postare 129 Tiranë-Shqipëri Dizajnoi: NIKA VISUAL





Qendra Kerkimore Monitor