Prezantimi i revistës MONITOR
Hyrje
“Monitor”, aktualisht, është revista e vetme ekonomike në tregun shqiptar. “Monitor” është e pranishme në tregun shqiptar që në dhjetor të vitit 2000, dhe duke filluar nga viti 2003 është pranë jush çdo të mërkurë. “Monitor” ofron për lexuesit e saj informacion të gjerë nga fusha e biznesit, e bankave dhe e financave.
Dhe duke filluar nga shkurti i vitit 2005, revista Monitor del në treg dhe në anglisht, duke i ofruar biznesmenëve dhe qytetarëve të huaj mundësinë e vetme për tu informuar mbi tregun ekonomik shqiptar.
Monitor tashmë përfshin një gamë edhe më të gjerë lexuesish dhe abonentësh, duke u bërë një nga revistat më prestigjoze në Shqipëri, si nga informacioni profesional, dhe nga cilësia e lartë e botimit.
Marka “MONITOR”
Titulli MONITOR eshte nje titull i rregjistruar si marke ne pronesi te Media Union ne Shqiperi.
Produktet
Revisten Monitor mund ta gjeni ne versionet e meposhtme:
o Revista Monitor botimi shqip (e perjavshme)
o Revista Monitor botimi anglisht (e permuajshme)
o Revista Monitor varianti shqip – on line (vjecare)
o Revista Monitor varianti anglisht – on line (vjecare)
Formati
o 6 kopertina + 54 faqe ( 20 cm x 28 cm )
www.monitor.al
Faqja e internetit te Revistes Monitor eshe gjithashtu shume popullore per lexuesit e saj online te cilen mund ta lexoni te shprehur ne gjuhen shqipe dhe anglisht.
Target Grup
o Analizat dhe pasqyrimi i aktivitetit të ekonomisë shqiptare në teresi dhe biznesit në veçanti, i jep secilit prej lexuesve një këndvështrim të vecantë që e ndihmon në aktivitetitin si dhe në jetën e përditshme:
o Biznesit - një këndvështrim tjetër për ambientin ku ai zhvillon aktivitetin e tij dhe për alternativat e ofruara.
o Administratës - një opinion vlerësues mbi zgjidhjet e ofruara dhe një informacion rreth problemeve te biznesit.
o Qytetarit - informacion të bollshëm e të kualifikuar rreth ekonomisë e financës në vend dhe një mundësi zgjedhje së bashku me një këshillë të kualifikuar.
o Financat personale me keshilla si te veproni me parate tuaja, ku te merrni kredi, ku te investoni, zene gjithmone vend ne Monitor.
Permbajtja
Tek “Monitor” lexuesit gjejnë:
- Të dhëna dhe analiza mbi zhvillimin e biznesit dhe aktivitetin e kompanive të ndryshme që operojnë në tregun shqiptar
o Legjislacioni i biznesit, ndryshimi dhe zhvillimi i këtij legjislacioni
o Analiza e ndikimit që sjell ndryshimi i legjislacionit mbi kompanitë që operojnë në Shqipëri
o Pasqyrim i ndryshimeve më të freskëta të bizneseve të veçanta
- Të dhëna dhe analiza mbi treguesit dhe zhvillimet makroekonomike në Shqipëri
o mbi ecurinë e inflacionit dhe papunësisë
o mbi eksportet dhe importet
o mbi çmimin e mallrave të shportës dhe indeksin e cmimeve
- Të dhëna dhe analiza mbi tregun bankar shqiptar dhe ndërkombëtar
o normat e interesit të kredive apo depozitave të aplikuara prej bankave tregtare në Shqipëri
o të dhëna mbi lloje të ndryshme të kredive
o të dhëna mbi yield-in e bonove të thesarit;
o të dhëna mbi normat bazë të interesit të shpallura prej bankave qëndrore për monedhat e ndryshme;
o analiza krahasimore mbi kushtet e punës së bankave apo të institucioneve financiare jobankare
- Të dhëna mbi zhvillimet më të fundit teknologjike në fusha të ndryshme si:
o informacion për të rejat e fundit në fushën e telefonisë celulare
o informacion për të rejat e fundit në fushën e makinave
o informacion për të rejat e fundit në fushën e kompjuterave
- Monitor ju ofron nder te tjera:
o informacion mbi industrite e ndryshme, tendencat e tyre
o te dhena lidhur me xhirron e aktivitetit te 400 bizneseve me te medha ne vend
o konkurrencen, problematiken dhe ndarjen e tregut sipas firmave per te gjitha industrite,
o tendencen e normave te fitimit ne ekonomi
o te gjitha implikimet e mundeshme qe lindin nga tregtia e lire, marreveshja Interim dhe marreveshja Stabilizim asocimit me Bashkimin Europian
o gjithcka mib tendencat e menaxhimit ne nje treg ne zhvillim
Botim i Media Union sh.p.k
Tirazhi dhe shitjet
o Tirazhi i Revistes Monitor - botimi shqip 1000 cope / jave
o Shitjet e Revistes Monitor - botimi shqip 700 cope / jave
Çmimi
Monitor- botimi shqip (e perjavshme) 300 Leke /cope
Monitor- botimi anglisht (e permuajshme) 600 Leke /cope
Monitor- varianti shqip – on line ( 1 vjecare) 7,000 Leke
Monitor -varianti anglisht – on line (1 vjecare) 4,000 Leke
Monitor- anglisht & shqip – on line (1 vjecare) 8,000 Leke
Monitor : Vizion ndryshe i biznesit