Username
Password:

[ Regjistrohu ]
 

 

 

 

 

 


Opinione per revisten

 

Giulio Moreno
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Tiranë, nëntor 2004

Doja të falenderoja revistën “Monitor” që ka qenë gjithnjë shumë e vëmendshme dhe e saktë në raportimin e mendimeve të mia dhe të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, çka nuk ndodh gjithnjë në mediat shqiptare. Besoj se ky është një shembull i asaj se si po ndryshon vendi. Është një revistë ekonomike që analizon problemet në një mënyrë shumë korrekte dhe objective. Revistat ekonomike duhet të jenë një mjet informimi i paanshëm. U duhet dhënë të kuptojnë lexuesve se çfarë po ndodh në sektorin ekonomik, por nuk duhet të kthehen në politikë. Për fat të keq këto lloj mediash në Shqipëri janë të pakta, pasi mediat e tjera shpesh na vënë në siklet dhe na pengojnë të sqarojmë dukuritë ekonomike, projektet e tjera, sepse kemi frikë se mos keqinterpretohen ose të përdoren për qëllime të caktuara.

Albert Gajo
Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Tiranë

Sekreti i suksesit të revistës “Monitor” në këto 3 vjet është se ajo ka ditur të trajtojë dhe të analizojë fenomenet dhe ngjarjet ekonomike me një gjuhë sa profesionale aq edhe të thjeshtë. Duke shtuar këtu edhe faktin se analiza dhe trajtimi ekonomik i ngjarjeve, që kanë ndodhur në Shqipëri “Monitor” i ka bërë larg ngjyrimeve apo rrymave politike, ka bërë që kjo revistë të lexohet jo vetëm nga analistët e mirëfilltë apo nëpunës të administratës publike, por ajo është bërë e dashur edhe për komunitetin e biznesit dhe lexues të tjerë.
Gjetja e mundësive për rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve me shkrime dhe analiza edhe më cilësore duhet të jetë një nga drejtimet kryesore të punës së stafit menaxhues të revistës, pasi ajo do të garantojë rritjen e mëtejshme të "Monitorit".

Florion Mima

Anëtar i Këshillit Botues të revistës “Monitor”

Kam mendimin se thëniet e mençura rreth moshës së njeriut jo gjithmonë vlejnë edhe për fusha të tjera. Kështu për shembull, një revistë mundet që në moshën tre-vjeçare të konsiderohet e maturuar, e pjekur. Më vjen mirë që “Monitor” nuk është plakur dhe rrudhur, por ka ruajtur freskinë në këto tre vite jete të tij. Dhe të mos harrojmë se janë tre vite jete në Shqipëri …”

Ismail Beka
Menaxher i Programit të Zhvillimit Ekonomik të GTZ-së.

Përshëndetje dhe urime në këtë fund viti, që gjithashtu përkon me trevjetorin e “Monitorit”, i cili në tre vjet prezantim në tregun shqiptar të medias është rritur në tirazh dhe veçanërisht frekuencë (tashmë çdo javë), si dhe ka ruajtur dhe zhvilluar më tej cilësinë dhe profilin e saj plotësisht në politikat e zhvillimit ekonomik.
Uroj që për vitin e ardhshëm, të rritet ndikimi tek biznesi privat. Ndoshta ka ardhur koha që “Monitor” të krijojë një profil të tij për konjukturën e zhvillimit ekonomik dhe politikave integruese në Shqipëri nga këndvështrimi i biznesit.
Përshëndetjet më të mira stafit realizues dhe botuesit të Monitor.

Teuta Baleta
Anëtare e Këshillit Botues të revistës “Monitor”

Monitor është botim me një rol të veçantë dhe emër shumë të gjetur në literaturën e specializuar për trajtimin e problemeve ekonomike. Një “Monitor” i paanshëm dhe i profilizuar për gjithçka që ndodh sot në rrëmujën ekonomike të Shqipërisë mund të ndihmojë më shumë se çdo ndërhyrje apo analizë burokratike dhe politike për ekonominë shqiptare. "Monitor" ka përparësi se nuk i duhet të ndjekë një vijë të detyruar apo të urdhëruar për analizë dhe nuk i nënshtrohet shijeve të ditës por synon të vejë në lëvizje opinionet e specialistëve.

  E-Mail | Print
sd
A prisni qe inflacioni te vije ne rritje ne muajt ne vijim:
Po
Jo
[View results]


 
sd
USD/LEK105.01
EUR/LEK136.03
GBP/LEK160.38
CHF/LEK99.82
Azhornimi i fundit 05/09/2010


“Media Union” sh.p.k., Pallati 13-katësh përballë Stacionit të Trenit, Hyrja 5/C Kutia Postare 129 Tiranë-Shqipëri Dizajnoi: NIKA VISUAL





Qendra Kerkimore Monitor