pershendetje, me poshte ke dicka per investimet
Investimet-e huaja per vitin 2007
Në rritje?!
Energjitika është sektori që ka thithur më shumë investime këtë vit. Por, mungesa e vlerësimit statistikor të ecurisë së investimeve të fundit në sektorë të ndarë rrezikon vlerësimet dhe efektivitetin e politikave ekonomike. Përsëri Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me nivelin më të ulët të investimeve për frymë në rajon
per vitin 2007t drejtuesit e ekonomisë në vend parashikojnë një shifër të investimeve të huaja direkte, mes 420-470 milion euro, në pamje të parë një rritje e dukshme nga viti 2006, kur investimet e huaja ishin vetëm 260 milion euro. Por, nëse në investimet e huaja nuk do të futej vlera e privatizimit të Albtelekom prej 120 milion euro (një privatizim strategjik që ndodh vetëm një herë), investimet e huaja në vendin tonë këtë vit rezulton të jenë rritur me vetëm 40 milion euro.
Edhe analisti dhe përgjegjësi për Shqipërinë i njësisë âEconomist Inteligence Unitâ, Richard Eames, pohon se Investimet e Huaja Direkte janë në rritje dhe pritet të arrijnë rekord në vitin 2007 (si rrjedhojë e shitjes së Albtelecom), por sipas tij ato janë ende të ulta. Kjo shihet dhe nga niveli i ulët i investimeve për frymë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ãshtë e qartë që biznesi akoma nuk po përballet me një treg të lehtë dhe klima e investimeve duhet përmirësuar, sidomos furnizimi me energji elektrike.
GRAFIKU FQ 15 Flukset e Investimeve të Huaja Direkte (mln USD)
Burim: Economist Inteligence Unit
GRAFIKU FQ 16 Investimet e huaja për frymë (USD) fundi vitit 2006
Burimi: Economist Inteligence Unit
Sektorët që kanë tërhequr investitorë
Fushat kryesore që kanë tërhequr gjatë këtij viti vëmendjen e investitorëve të huaj, sipas drejtoreshës së Investimeve të Huaja pranë Agjencisë Shqiptare të Nxitjes së Investimeve të Huaja dhe Eksporteve (Albinvest) Viola Puçi janë energjitika, turizmi dhe akuakultura, megjithatë nuk ka një vlerësim të peshës së investimeve për çdo fushë apo një ndarje të vlerës së investimeve për këto fusha. Sistemi i vlerësimit të të dhënave dhe përpunimit të tyre, të cilave Albinvest u referohet, është ai i të dhënave të përpunuara nga Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT). Të dhënat e fundit për ndarjet sipas fushave dhe origjinës së kapitalit të huaj i përkasin një vlerësimi të vitit 2004 të BSH-së. Në një vend si ky i yni, ku ndryshimet ekonomike janë të shpejta dhe përparësitë ndryshojnë gjithashtu, për ata që duhet të marrin vendime apo të hartojnë politika janë të domosdoshme statistikat e fundit. Edhe një hap që parashikohet të merret nga Albinvest nuk do të mundësojë një vlerësim të plotë të investimeve të huaja në sektorë dhe origjinë. Drejtuesit e Albinvest, tregojnë se bashkë me ministrinë e Ekonomisë po punojmë për të patur statistika më të qarta e konkrete, së paku për investitorët e rinj.
HEC-et, mundësi për investitorët e huaj
Nevoja për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në vend, në kushtet e një krize energjitike dhe pamundësia e qeverisë apo investitorëve shqiptarë për të investuar në to, ka krijuar një mundësi për investitorët e huaj të specializuar në fushën e prodhimit dhe shpërndajres së energjisë. Kohët e fundit është zhvilluar gara për tenderin e koncesionit për HEC-et në kaskadën e lumit Devoll, ku kompania austriake EVN si dhe një kompani irlandeze kanë shprehur interes për të investuar. Kapaciteti i këtyre HEC-eve llogaritet në 370 Megavat fuqi e instaluar dhe sipas Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli, kap një vlerë investimi prej 900 milion euro. Sipas tij, pritet të hapet gara për ndërtimin e HEC-it të Skavicës që mbyll kaskadën e HEC-eve mbi lumin Drin, me një investim prej 650 milion euro, dhe me fuqi të instaluar prej 500 Megavat. Drejt garës është dhe HEC-i i Ashtës (Bushatit) ku kanë paraqitur interes 10 kompani të njohura europiane. Ndërkohë, pas rinegocimit dhe përmirësimit të kontratës koncesionare, ka nisur puna dhe investimi për ndërtimin e HEC-it të Kalivaçit.
Shqipëria ende e favorshme për tekstilet
Shumë prioritete në investime kanë ndryshuar krahasuar me katër vite më parë. Industritë e tekstikeve dhe lëkurë këpucëve nuk zënë më vendin e parë në investime edhe pse sipas Drejtoreshës Puçi, investitorët vazhdojnë të tregojnë interes për këta sektorë. Ajo tregon se, ka patur shumë ndërmarrje të huaja italiane dhe gjermane që kanë lidhur kontrata me palët shqiptare dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me to. Në këtë fushë duket se edhe kompanitë shqiptare kanë arritur një fazë pjekurie dhe qëndrueshmërie pasi tashmë kanë realizuar kontrata disavjeçare. Edhe pse vendi ynë vitet e fundit nuk paraqitet shumë konkurrent në koston e prodhimit, krahasuar me vendet e rajonit, si rezultat i rritjes së kostos së energjisë dhe taksave të larta, rritja e kostos së punës në Rumani me hyrjen e saj në Bashkimin Europian po ndikon që të paktën investitorët e huaj të vendosur tashmë të mos largohen. Sektori i punimeve me fason zë gati 50% të totalit të eksporteve.
Zona industriale, mbetet për vitin tjetër
Një mundësi që Agjencia Shqiptare e Nxitjes së Eksporteve dhe Investimeve të Huaja ka prezantuar këtë vit ishte edhe ngritja e një zone industriale në Durrës. Puçi tregon se është ngritur grupi i punës dhe janë marrë disa angazhime për të çuar përpara këtë projekt. Ajo shton se zona industriale do të jepet me koncesion dhe në këtë periudhë janë në kërkim të investitorëve të interesuar për ta ndërtuar dhe menaxhuar këtë zonë. Në planet e ekspertëve të ekonomisë shqiptare, zona parashikohet të ofrojë të gjitha shërbimet infrastrukturore dhe mundësitë e zhillimit të bizneseve, që do të vendosen aty.
Dhjetë studime sektoriale
Në fillim të vitit të ardhshëm, parashikohet që investitorët e huaj por edhe ata vendas të mund të konsultojnë rreth dhjetë studime të zhvillimit dhe ecurisë së sektorëve kryesorë në vendin tonë. Ekspertët e Albinvest në bashkëpunim me ekspertë të tjerë të ministrisë së Ekonomisë kanë parashikuar të ndërmarrin studime sektoriale në atë të transportit, sektorit të shërbimeve financiare, energjitikës, mineralet, nxjerrjen e naftës, akuakulturës, sektori i shërbimeve etj. Sipas drejtuesve të Albinvest, ato do të jenë studime të mirëfillta ku investitori i huaj të ketë një ide plotësuese mbi atë që kërkon të investojë në Shqipëri. Pas botimit, ato do të publikohen në faqen e internetit të Albinvest.
Prioritetet po ato
Një punë e nisur nuk duhet lënë përgjysëm. Të paktën nisur nga ky parim, Albinvest parashikon të nxisë investimet e huaja vitin e ardhshëm në po ato fusha që është synuar nxitja e investimeve edhe këtë vit. Drejtoresha e Investimeve të Huaja, pranë kësaj agjencie tregon se: âfushat prioritare do të jenë po të njëjta pasi nuk kemi përfunduar akoma punën me tërheqjen e investitorëve të mundshëm në fushat e mësipërme. Energjia, turzmi dhe akuakultura do të vazhdojnë të mbeten prioritetâ. Akuakultura vlerësohet si një sektor i pashfrytëzuar krahasuar me vendet e rajonit, ndërkohë që kushtet në vendin tonë janë më të përshtatshme për ta zhvilluar këtë industri.
Kriza energjetike, pengesë dhe mundësi njëkohësisht
Kriza energjetike është parë si një problem jo vetëm nga investitorët e huaj por edhe bizneset vendase, pasi ajo ka ndikuar në rritjen e kostos së prodhimit. Por, sipas ekspertëve të Albinvest kriza energjitike nuk ka ndikuar negativisht aq sa mendohej se do të ndikonte në thithjen e investimeve të huaja. Investimet e kryera gjatë këtij viti në energji dhe ato të parashikuara për vitin e ardhshëm, pritet të japin rezulate në përmirësimin e situatës energjetike në trevjeçarin e ardhshëm, sipas ekspertëve të eknonomisë. Nga ana tjetër, sipas tyre, investitorët e interesuar për të investuar bëjnë një vlerësim për investimin që mund të zgjasë deri në dy vjet.
BOX:
Pengesat: legjislacioni dhe tregu i vogël
Gjatë këtij viti Monitor ju ka njohur me investimet sipas vendeve, ecurinë dhe problemet e investitorëve. Ndërsa deri para pak vitesh ishte Italia që kryesonte investimet e huaja në vendin tonë, këtë vit kapitali grek kryesoi në investime pas realizimit të investimeve në sektorin e çimentos. E ndërsa investimet gjermane kanë pësuar rënie vitet e fundit, investitorët austriakë e kanë rritur praninë e tyre (kryesisht në nivelin e biznesit të mesëm) pas futjes në tregun shqiptar të bankës Raiffeisen.
Për shumë përfaqësues të investitorëve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe turq, problemet kryesore mbeten një kuadër legjislativ jo i plotë dhe shpesh i paqartë. Megjithëse investitorët e interesuar për tregun shqiptar janë mirëpozicionuar në fushat e tyre me interes, një pengesë për investimet e kompanive të nivelit ndërkombëtar mbetet tregu i tregu i vogël.
|