Monitor Forum > Forumi Shqip > Sa i pergjigjet brezi i ri qe po edukohet ne ekonomik, kerkesave dhe pritshmerive te menaxhereve shqiptare

Anetar i revistes:
Nese jeni regjisruar mund te identifikoheni duke perdorur formen ne te majte.

Vizitor i ri:
Per te nisur nje teme te re ju duhet te jeni te regjistruar ne revisten tone. Per tu regjistruar plotesoni formularin e regjistrimit duke klikuar ketu.


cp9
Postime:7
12:50 03/10/07
Sa i pergjigjet brezi i ri qe po edukohet ne ekonomik, kerkesave dhe pritshmerive te menaxhereve shqiptare

cp9
Postime:1
07:07 09/11/07
Tungjatjeta ! Une jam nje student ne fakultetin ekonomik . Mendoj se nje pjese e mire e studenteve qe po pergatiten jane ne gjendje ti pergjigjen kerkesave te biznesit Shqiptar per staf te kualifikuar menaxherial. Pergatitja e ketyre menaxhereve te ardhshem vjen si rezultat i disa faktoreve :
1) Masiviteti. Ne fakultetin ekonomik te tiranes pranohen rreth 1100 studente ne vit, dhe vetem 25-30% e tyra arrijne te dipllomohen.
2) Me thene te verteten literatura e perdorur ne fakultetin tone eshte disi e "vjeteruar" por kjo kompesohet me se miri nga nje pjese e mire e pedagogeve te cilet jane ne gjendje te perditsojne njohurite tona me se miri. Nje pjese e mire e studenteve jane te interesuar te dine me shume mbi boten financiare jo vetem Shqiptare por edhe boterore.
Nje pjese e mire e studenteve jane te tipit qe lexojne revistat "Monitor" dhe "The Economist" apo edhe gazeta te ndryshme nderkombetare si "Finacial Times" . Studente te cilet dalin gjithmone ne vendet e para ne konkurimet nderkombetare dhe ndjekin me kuriozitet mbarvajtjen e bursave boterore. Mangesia me e madhe e ketyre studenteve eshte mentaliteti i tyre i cili do te jete nje pengese ne luften kuder problemeve te korrupsionit , evazionit fiskal apo informalitetit. Megjithate aftesite e tyre do te provohen se shpejti me sukses ne bizneset Shqiptare apo ne sektorin publik (shpresoj me sukses).
Faleminderit

editor
Postime:4
12:01 15/11/07
studneti i ekonomkut qe mendon se studentete jane te afte ti pergjigjen kerkesave te bizinesit per staf te kualifikuara duket se e ka vetem mendim pasi edhe tek argumenta qe dha nuk veproi si student ei ekonomikut qe nese mund te jete nje menaxhe i mire. E them kete pasi ai nuk dha asnje shifer ( indikatore) te tipit le te themi qe te me tregoj se sa eshte nota mesatare e te diplomuarve, sa prej studenteve jane punuesuar nga biznesi ne poziconohet per te cilet ata jane diplumuara, sa prej tyre kanemundur te ecin ne karriere. Sa hre jane ballafaqur me te huajte dhe si eshte rezultati. Si eshte cilesia e lendeve qe jepen , pavareisht se pedagoget sipas studentit mendohen vete, pasi po flas per strategji arsimi etj dhe nuk kryehn studimeve evazive ne varesi te pedagogut te lendes. Sa per shifren qe vetem 25-30 % e studenteve diplomohen kjo nuk me thote shume pasi duket shifra e ulet pasi numri i prurjeve( te atyre qe hyjne ne shkolle te larte) vetem brenda dy vjtesh eshte dyfishuara . pra nese do te kishin me paka hyrje edhe pjewsas qe sot eshte 25 % e atyre qe diplomohen do te ihste me e larte. Ndekohe qe dihet fare mire risku qe me hyrej t larta rritet mundesi e filtrimit ne auditor edhe nxenesve te dobet sic kane ndodhur, si dhe mundeisa qe keta te diplomohen. Une them se pregatitja e studenteve te afte per biznesin eshte fare e vazive dhe varet nga vullneti dhe cilesite e gjithe secilit por qe vete sistemi te imponoje daljen e studetve ete fate nuk, kete nuk e ka bere dhe spo e bene. Shto edhe nje fakt tjter qe edhe sikur te ekzistojne keta studente te mire qe une besoj se ka biznesi edne nuk i ka emkanizmat per ti evidentuar.

editor
Postime:1
03:24 02/12/07
Tungjatjeta ! Ne radhe te pare ju "editor" e moret pergjigjen time sikur te ishte ajo e dekanit apo e ministrit te arsimit. Mendimi im megjithse i varfer ne informacion statistikor ishte nje mendim subjektiv .Megjithate le te flasim per pritshmerine e menaxhimit shqiptar aktualisht . Menaxhimi shqiptar aktualisht (mendim thellesisht personal [megjithse mendoj se shume bien dakort me mua]) ka nje cilesi gjithone e me te larte e cila eshte dukshem shume here me e larte se disa vite me pare , por.... Per mendimin tim kjo cilesi eshte asgje pasi biznesi shqiptar ne vend qe ti beje balle sfidave dhe veshtiresive po ben kompromis me to. Keshtu ne vent qe te paguaje deri me nje taimet dhe taksat dhe te beje nje planifikim te mire fiskal po i harxho te gjitha energjite e veta te beje nje planifikim te mire per EVAZION fiskal. Ne vent qe te perballet ne menyre te denje me konkurencen po i shfrytezon te gjitha mundesite e mundshme (qe fatkeqsisht shqiperia ofron) per te bere kompromis me to. Ne vend qe te fokusohet te strategjite fokusohen te fitimi ne afatshkurter (dhe ato pak kompani qe aplikojne planifikimin dhe strategjite kane vetem nje mision :"te vazhdojne te fitojne per x vite strategji ne te njejten menyre") Pergjegjsite sociale te biznesit shqiptar ne keto dite vijne si rezultat i PApergjegjsive sociale si evazioni fiskal, korrupsioni , perfitimi i uljes se tatimeve. Ne kurriz te shqiptareve sot biznesi vepron me norma fitimi te cilat do ti kishin zili shume biznese europiane. Duke pare situaten e biznesit ne shqiperi une mendoj se kam gjetur nje moto per te terhequr investitoret e huaj : "HAJDENI NE SHQIPERI SE MUND TE EVITONI KUNKURENCEN , MUND TE KORRUPTONI KEDO , DHE MUND TE BENI EVAZION FISKAL SA TE DONI" (Tunduese apo jo ????) Nese keto jane sfidat e biznesit shqiptar sot at'her me siguri qe nuk ka nevoje per fakultet ekonomik mjaftojne te burgosurit. Megjithate fatmirsisht nje pjese e mire e biznesit shqiptar eshte komplet e kunderta e atyre te lartpermendur, kjo vlen te thuhet pasi eshte e vertete dhe nuk mund ti hedhim te gjith ne te njejtin thes. sa per studentet qe po pregatiten sot do te doja ti pergjigjesha diave nga pyetjet apo dyshimet tuaja. Nese studentet e sotem jane balafaquar me pedaoge menaxhere dhe biznesmen te huaj? Po . C'do vit nje grup i zhgjedhur (me ane te merites apo pergatitjes) studentesh kokurojne me grupe studentesh nga e gjithe bota dhe prezantojne aty projeket te ndyshme te cilat konkurojne me njera-tjetren(ne te cilin marrin pjese 45 grupe studentesh nga e gjithe bota). . Ne dy vitet e fundit fakulteti ekonomik dhe universiteti tiranes kane dale me rezultate shume te mira.Juria perbehej nga menaxhere te kompanive te ndryshme (te cilat mund ti shikoni ne faqen e internetit : http://www.sife.org/ apo ne utube )Dhe ju mendoni se masiviteti mund telejoje filtrimin e studenteve te paafte. Nese e pohoni kete at'her ju siguroj qe ju nuk e keni idene se c'ndoth ne kete fakultet (e vetmja mudesi tjeteter per te ulur kalueshmerine eshte qe tezat te behen ne rusisht)Eshte e vertet qe deshira e mire e nje pjese te vogel te pedagogeve po ben te mundur pergatitjen tone te mire por fatkeqsisht mungesa e strategjise nuk eshte paaftesia apo mungese e deshires nga ana jone. Megjithate organizimi ka filluar dhe se shpejti ne do ta kerkojme dhe kete strategji te munguar apo permirsimin e ketij sistemi ne interesin e te gjitheve. Nese ju vertet mendoni se nota ne dipllome (duke patur parasysh degen apo vet shkencen ekonomike dhe kushtet e universitetit shqiptar ) eshte shume decizive ather mendoj se e keni gabim . Nuk eshte e domosdoshme shkolla apo diplloma per tu bere menaxher, mjafton te kesh disa aftesi te cilat MUND ti perfitosh edhe me arsimim. vertet jo te gjith te dipllomuarit jane menaxher potencial , por eshte vet biznesit me nevojat e veta qe duhet te krijoje nje lloj shkallezimi per keto te dipllomuar. Keto mekanizma ju pretendoni se biznesi shqiptar nuk i ka , At'her kjo eshte paaftesia e dikujt tjeter jo e atyre qe pregatiten apo pregatisin keto menaxhere te ardhshem. Aftesite individuale ne menaxhim jane celesi dhe si rrjedhoje ka shme te beje nevoja personale e cdo studenti per te ditur me shume pavarsisht se sa dije i ofrohen atij. Dhe pergjigja ime pozitive mbi aftesite e ketyre studenteve bazohej pikerish mbi faktin se nje pjese e mire e studenteve nuk mjafohen vetem me literaturen apo dijet qe u ofron fakulteti por jane gjithmone te etur per dije shtese dhe eksperiencat e kompanive globale. Gjithsesi nuk do te deshiroja qe ju "editor" apo dikush tjeter ne kete forum ta konsideroj mendimin tim si dicka personale kudrejt dikujt tjeter, une thjesht deshiroj te bej debat pasi kjo eshte nje rruge e mire drejt permirsimit.
Faleminderit
Eni

ori
Postime:16
12:12 03/12/07
pershendetje
per pjesen e biznesit ku keni te drejte, ndonese pjeserisht. Dmth nuk mund ta perfshini te gjithe biznesin shqiptar ne nje kategori, pasi nje pjese e biznesit (psh bankat) po formalizohet dhe normal dhe pritshmerite e tyre jane te larta. Gjithe problemi qendron ne faktin se sa arrijne shkollat e larta ekonomike qe te pershtasin programet e tyre ne lidhje me realitetin ekonomik shqiptar. Nuk eshte fare e veshtire te perkthesh tekstet e autoteve me te njohur amerikane lidhur me menaxhimin, marketingn etj (ju mund ta dini fare mire qe perkthimet ne shumicne e rasteve i bejne vete studentet ne detyra kursi) dhe pastaj te japesh leksione apo seminare duke u bazuar thjesht ne keto perkthime (kam mbaruar vete fakultetin ekonomik dhe e di qe keshtu ndodh). Madje edhe ne programin master (MPA) studiohet administrata publike e SHBA-ve, apo ne programin master te marketingut studiohen raste biznesi te kompanise amerikane Mc Donalds. Ka ardhur koha qe shkollat shqiptare te zbresin nga piedestali teorik dhe te studiojne me shume realitetin shqiptar dhe t'i edukojne me shume studentet lidhur me kete, ne menyre qe keta te fundit te arrijne te edukojne biznesin shqiptar. nw nje te ardhme te mesme apo afatgjate biznesi shqiptar do te ndryshoje (nuk ka rruge tjeter ne kohen kur te gjitha tregjet po hapen) dhe shkollat duhet t'i paraprijne sa me mire ketyre zhvillimeve. te fitosh nje konkurs Sife eshte dicka, po pervoja e punes eshte dicka krejt tjeter. shkolla meson kryesisht bazat dhe keta baza duhet et jene te shendosha, jo futuriste

ori
Postime:
02:23 21/12/07
jam i mendimit se ne pothuajse ne te gjitha dimensionet e shoqerise vuajme nga informalizimi.ne kompanite e medha gjithandej ne bote rekrutimi eshte nje pjese shume e rendesishme e organizmit, dhe synohet gjithmone nje kapital njerezor sa me i kualifikuar. Rekrutimi behet ne disa faza, nje testim me shkrim jo i lehte, test gjuhe te hua nqs kerkohet nje, dhe per ata qe kalojne kte faze, disa intervista (pothuajse gjithmone me shume se nje interviste), ne kete menyre drejtuesit e kompanise jane te sigurt se kane marre ne pune kandidatet me te mire. Kjo motivon drejtperdrejte kandidatet potenciale, psh studentet e ekonomikut, qe te pregatiten sa me mire dhe te lexojne apo praktikojne sa me shume gjate studimeve.
Si funksionon ne Shqiperi? Ne shumicen e rasteve (nq jam gabim me korrigjoni) merret ne pune nje i njohur apo mik apo familjar. Ne rastin kur detyrohet ne njefare menyre shpallja e lajmerimit per rekrutim, behet lajmerimi por zgjedhjet nuk ndryshojne. Ne rastin e intervistave dhe testimeve (psh ne banka) keto procedura behen por zgjedhja perseri nuk behet ne baze te aftesive por perseri ne baze te disa cilesive te tjera joracionale.(perndryshe si do te justifikoeshin, mesuesit e gjuheve te huaja, dhe kimistet te jene sot oficer kredish) Çfare motivimi kane studentet sot per te pervetsuar me deshire njohuri kur keto nuk ju vlejne, apo ju vlejne shume pak? do te ihte me e vlefshme te zhvillonin rrethin social. Kjo mendoj eshte edhe arsyeja pse sot kemi shume pak studime akademike apo kerkime etj. per faktin e thjeshte se nuk vleresohen.
me siguri qe niveli i studenteve te ekonomikut duket te jete i mjaftueshem per nivelin e kompanive shqiptare.askush sduket se po ankohet, biles edhe studente te fushave te tjera duket se jane te afte per te kenaqur kerkesat e kompanive. athere spaskemi nevoje per zhvillim te metejshem.

be
Postime:1
12:55 17/06/08
Une besoj se brezi i ri qe po edukohet ne fakultetet ekonomike nuk eshte i pregatitur sa duhet per arsye te informalitetit te madh qe ka ekonomia jone dhe shoqeria jone ne pergjithesi . Ne universitetet tona pregatitja e studenteve eshte shume teorike dhe larg problematikave te tregut ne realitet .Kjo sepse i eshte dhene shume rendesi literaturave te huaja te cilat ne shume raste nuk i pershtaten specifikave te ekonomise shqiptare .Gjithashtu mungesa e konkurences se lire dhe te ndershme ne tregun e punes si dhe korrupsioni i madh ne stafet akademike ben qe shume studente te mos i japin rendesine e duhur pregatitjes akademike .
Gjithashtu besoj se hapja masive e dyerve te universiteteve ka qene e pakontrolluar dhe e pabazuar ne vlerat dhe standartet minimale qe universiteti kerkon . Kjo e kombinuar edhe me korrupsionin masiv si dhe me mungesen ne shume raste te testimeve apo intervistave ka sjelle qe ne shume raste vlersimi sipas meritave i kandidateve te mos egzistoje . Si rrjedhim motivacioni i studenteve per pregatitje te larte te mos jete ne nivelin qe kerkohet .
Kam mendimin se me hapjen e metejshme te dyerve te BE per Shqiperine dhe per bizneset shqiptare gjerat do te permiresohen sepse me rritjen e konkurences dhe me hapjen e tregut do te rritet dhe kerkesa e kompanive per njerez te kualifikuar dhe te pregatitur realisht duke bere qe seicili te vleresohet nga aftesite dhe ajo qe jep .
Ju faleminderit

arbini
Postime:1
02:11 22/08/08

HACKED

UNITED JUGOSLAVIJA CREW

Lolita
Postime:2
11:59 22/10/08
Mendimi im eshte se ne pergjithesi brezi i ri nuk eshte i pergatitur per tju pergjigjur kerkesave te manaxhereve.
me ndodh shpesh qe te intervistoje te sapodiplomuar ose me pak experience ne pune dhe mund tju them sinqerisht se niveli i tyre eshte per te ardhur keq.

venera
Postime:1
01:31 23/01/09
Ne bote ka shume manaxhere te suksesshem qe nuk kane studiuar kurre ekonomi.

bertoldi
Postime:2
10:47 30/01/09
Mendoj se ky sistemi i Bolonjës erdhi me vonesë në Shqipëri.Kjo pasi për mendimin tim personal,ky sistem bën ndarjen e atyre që mendojnë të marrim një diplomë(pasi duke mos pasë mundësi punësimi është një mënyrë për tu marrë me diçka)dhe atyre që me të vërtetë duan të arsimohen e në të njëjtën kohë të aftësohen..

bertoldi
Postime:2
10:51 30/01/09
Mendoj se ky sitemi i Bolonjes erdhi me vonese ne Shqiperi.Kjo pasi per mendimin tim personal,ky sistem ben ndarjen e atyre qe mendojne te marrin nje diplome(pasi duke mos pase mundesi punesimi eshte nje menyre per tu marre me dicka)dhe atyre qe me te vertete duan te arsimohen e ne te njejten kohe te aftesohen..
p.s.Pse sistemi nuk i njeh ë-të dhe ç-të

“Media Union” sh.p.k., Pallati 13-katësh përballë Stacionit të Trenit, Hyrja 5/C Kutia Postare 129 Tiranë-Shqipëri Dizajnoi: NIKA VISUAL





Qendra Kerkimore Monitor