Monitor Forum > Forumi Shqip > cfare efektesh do te kete kriza financiare ne tregun shqiptar?

Anetar i revistes:
Nese jeni regjisruar mund te identifikoheni duke perdorur formen ne te majte.

Vizitor i ri:
Per te nisur nje teme te re ju duhet te jeni te regjistruar ne revisten tone. Per tu regjistruar plotesoni formularin e regjistrimit duke klikuar ketu.

ori
Postime:16
03:48 20/10/08
megjithese fillimisht u mendua se Shqiperia ishte larg krizes, tani ajo nuk duket shume larg saj. pavaresisht se u tha qe bankat jane te sigurta, guvernatori vete doli dhe i garantoi shqiptaret, paniku ka hyre dhe tek ne. Individet po terheqin depozita, sidomos emigrantet dhe bankat duket te shqetesuara. Nje efekt tjeter i pashmangshem eshte perballja me nje ekonomi boterore ne recesion, qe pritet te ndikoje negativisht ne bilancin e pagesave. Disa ceshtje me duken me interes per t'u diskutuar ne kete moment:

- A duhet te beje me shume Banka e Shqiperise dhe qeveria per te garantuar individet per depozitat e tyre

-Si e gjykoni sjelljen e Bankes se Shqiperise deri tani

-Si mund te shmanget paniku te depozituesit deri tani

-Cili do te jete efekti ne kursin e kembimit i kesaj situate, duke pasur parasysh qe te ardhurat e emigranteve pritet te ulen dhe rritja e eksporteve mund te ngadalesohet

- A ju duket me rrezik qe qeveria te rrise huamarrjen e jashtme me interesa tregtare ne nje periudhe te tille kur tregjet financiare jane ne krize

-Cfare masash duhet te marre qeveria dhe Banka e Shqiperise per te evituar qe Shqiperia te kapet ne vorbullen e recesionit boteror

ori
Postime:16
04:09 20/10/08

10:21 10/02/09
efektet tani kane filluar te ndihen, por me shume ato po ndihen te bizneset, sidomos eksportet qe jane te lidhura direkt me tregjet nderkombetare, ndersa te qytetaret vihet re me shume nje lloj stepjeje psikologjike

elsi1980
Postime:1
07:07 20/02/09
kjo eshte nje krize e zila vjen si pasoje e etjes se madhe qe tregun bizneset per kapitale ne monedh, te cilat u qarkulluan me pas ne formen e kredive dhe borxheve ndaj te treteve me interesa te larta, mund te quhen kredi te keqija, ne nje moment te tillekur dukej se kishte nje bum ekonomik rishperndarja e te ardhura nuk ndodhi, cka do te thote qe konsumatori masiv, shtresat e mesme tashme me monedha borxh ne formen e kredive po blinin dhe nuk kishin mundesi te shlyenin ato ndaj bankave.
nje politike kaq e eger liberale do te sillte dhe nje krize te tille e cila mund te krahasohet me depresionin e madh. mendoj se shteti duhet te nderhuje ne treg duke qene nje aksioner dhe pronar i madh i tregut dhe kapitaleve. sektori publik duhet te ndikoje ne hapjen e vendeve te reja te punes, per zbutjen e papunsis. kjo duhet shoqerua dhe me nje politike proteksioniste te prodhimit sidomos atij vendas. duke ndikuar ne mos falimentimin e bisneseve. rritja e punesimit do te ndikoje mire psikologjikisht te kosumatori i cili gezon te ardhura te cilat tashme mund ti shpenzoje.
bankat duhet te ulin interesat e kredive per te stimuluar tregun, pra qe kosumatori te kete mundesi te bleje por edhe te shlyeje kredine ,te filloje ne mase qerkullimi i monedhes.
bankat gjithashtu duhet te investojne ne ne ekonomi duke mundesuar hapjen e vendeve te reja te punes, duke investuar ne sektore produktiv te cilet te ne jane lene jashte vemendjes.
kredite tregtare te cial jane marre nga qeveria shqiptare jane nje rrisk i larte pasi borxhi i jashtem do te ndikoje drejteperdrejt ne xhepat e konsumatorit , pasi rrit inflacionin, zhvlerisi i monedhes sone, kjom me pak monedhe ne xhepa, me pak shpenzime, me pak mall i shitur prej bizneseve, biznese qe falimentojne, ritje e papunesis pra futemi ne rrethin vicioz te papunesis.
me respekt.

ori
Postime:16
06:34 25/02/09
ne fakt, shkaqet qe ju permendni me siper kane ndodhur ne amerike e vendet e tjera me financa te zhvilluara dhe jo tek ne. Shqiperia ishte nje importuese e paster e krizes, megjithate ne po i vuajme pasojat njelloj si vendet e zhvilluara. bankat u terhoqen menjehere per kredine, megjithses ketu te ne nuk besoj se kishte shume kredi spekulative (pervec atyre qe merrninnje kredi per te lare nje tjeter, po kjo po zgjidhet pas ngritjes se zyres se kredise). Bankat te ne jo vetem kane shtrenguar ndjeshe kredine (nje banke psh nuk jepte kredi per biznes me afat me shume se tre vjet), por po rrisin ne menyre te jashtezakonshme dhe interesat dhe ketu po krijohet nje rreth tjeter vicioz i rrezikut te mospagimit te kredise. gjeja me e mire qe mund te behet eshte qe sistemi bankar te cliroje kredine

gledjani
Postime:1
11:19 11/03/09
mendoj se nuk ka per te ndikuar sepse qeveria i ka marre keto masa qe po merr bota tani qe perpara 2 vjetesh

ori
Postime:16
07:21 13/03/09
ha ha, tani po flet njelloj si shefi i qeverise, pa provoje shko njehere te kerkosh kredi ne banka me cfare interesi do ta marresh (nuk eshte ndikim ky?!)

arif
Postime:1
11:09 17/05/09
Une mendoj se kjo vertet eshte nje krize globale financiare dhe ekonomike. Pa dyshim se kjo eshte gjeneruar nga vendet shume te fuqishme, te cilat ishin dhe me te fuqishmet ne glob. Mirepo, vendet ne tranzicion dhe ato me nje zhvillim me te ulet ekonomik, pa dyshim se do te jene shume te goditura, ani pse keshtu nuk mendojne shume bankier dhe qeveritar te vendeve tona ne Shqiperi dhe Kosove.

Duke patur nje shkalle mjaft te ulet te zhvillimit ekonomik, nje papunesi mjafte te madhe dhe shume probleme tjera sociale, padyshim se kjo do te ndihet tani dhe per nje periudhe edhe me te gjate kohore.

Rrugedalje do te kene por ajo do te ndikohet me shume nga vendet te cilat aktualisht e drejtojne ekonomne boterore.

“Media Union” sh.p.k., Pallati 13-katësh përballë Stacionit të Trenit, Hyrja 5/C Kutia Postare 129 Tiranë-Shqipëri Dizajnoi: NIKA VISUAL

Qendra Kerkimore Monitor