India është aktualisht në mes të një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore, projekt prej 168 miliardë dollarësh që njihet me emrin “Interlinking of Rivers”. Ky projekt, i menduar që rreth 40 dekada më parë, përfshin bashkimin e 37 lumenjve indianë në sajë të ndërtimit të 30 kanaleve dhe mbi 3,000 rezervuarëve. Në një shtet që karakterizohet nga thatësira të tmerrshme dhe rrjete të kanalizimeve të ujësjellsve brenda qyteteve që po prishen nga dita në ditë, qeveria e Indisë ka menduar që ky projekt gjigant do të përmirësojë disponueshmërinë e ujit në mbarë vendin. 174 miliardë metra kub ujë do të kalojë nëpër Indi, nëse ky projekt do të rezultojë të jetë i suksesshëm.
Në këtë mënyrë, ky rrjet kombëtar do të tejkalonte rrjetin e Nilit në Afrikë, aktualisht më i madhi në botë. Dy janë përbërësit kryesorë të këtij projekti, ai i Himalajeve dhe pjesa gadishullore. Seksioni i Himalajeve do të transferonte 33 miliardë metra kub ujë përmes 14 lidhjeve të reja të lumenjve. Përveç kësaj, rezervuarët e magazinimit do të ndërtohen mbi degët kryesore të Gangës dhe Brahmaputrës. Dy nënkomponentë të rrugëve ujore dhe rezervuarëve të krijuara nga dora e njeriut gjithashtu janë pjesë e e Himalajeve. Ndërsa për sa i përket komponentit gadishullor, ai pritet të transportojë 131 miliardë metra kub ujë, përmes ndërtimit të 16 lidhjeve lumore. Shumica e lidhjeve të lumenjve tashmë janë të ndërvarura.
Lidhja Krishnar-Pennar mbështetet në transferimin e ujit nga Godavari në Krishna, e cila më pas varet nga lidhja Mahanadi-Godavari, për shembull. Aktualisht, një skemë pilote prej 1.7 miliardë dollarësh për të ndërlidhur lumenjtë Ken dhe Betwa, e cila përfshin këtë digë është duke u zhvilluar. Diga nëpër Ken do të ndihmojë që të furnizojë me rreth 3,196 milionë metra kub ujë në një kanal të gjatë prej 231 km në Betwa, një përpjekje e cila nëse do të rezultojë e suksesshme, do të ndihmojnë në ujitjen e 645,000 hektarë tokë dhe të gjenerojë gjithashtu rreth 72 megavat fuqi.
Përmirësimi i furnizimeve indiane me energji elektrike dhe krijimi i tokave të punueshme të cilat rrjedhimisht do të rrisin nivelin e prodhimit të grurit, janë dy prej objektivave kryesore të këtij projekti gjigant. Por sado fantastik të tingëllojë ky projekt, përmasat e tij janë shumë të mëdha dhe ashtu siç ndodh shpesh me zhvillime të tilla, ekziston edhe një problem shumë i rëndësishëm, njerëzit.
Komunitete të shumta njerëzish duhet që të zhvendosen në vende të tjera, dhe është pikërisht kjo gjë një prej hallkave më problematike të këtij projekti, duke qenë se ajo ka hasur në kundërshtime të shumta. Dëmet që do të vijnë si pasojë e shkatërrimeve do të jenë shumë të mëdha. Megjithatë, thelbi dhe objektivi kryesor i këtij projekti qëndron në përmirësimin e jetës së indianëve, prandaj bilanci midis çështjeve makro dhe mikro mbetet i dobët.