Në tetor të këtij viti në Xhakarta të Indonezisë do të hapet panairi i tregtisë dhe industrisë dhe në të janë ftuar të marrin pjesë edhe sipërmarrjet shqiptare.
Ambasada e Indonezisë me qendër në Sofje e cila mbulon edhe Tiranën bëri në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë një prezantim të mundësive tregtare që mund të jenë në interes të sipërmarrjeve shqiptare.
Gjatë fjalës së tij nënkryetari i Dhomës Arben Shkodra tha se në këtë panair mund të prezantohen mundësitë reale për prezantimin e produkteve shqiptare dhe se duhet të fokusohemi te bashkëpunimi më konkret mes dy vendeve.
Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës së Xhakartës tha se ky panair duhet të shfrytëzohet si një mundësi për sipërmarrjet e dy vendeve që të krijojnë ura bashkëpunimi e që nxisin tregtinë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.