Kompanitë e industries së makinave po kthejnë sërish në Evropë disa prodhime nga Kina teksa po ‘zbehet’ avantazhi i kostos së saj, duke siguruar një shans që popujt e Evropës qendrore të tërheqin më shumë investime, tha një ekzekutiv Volksëagen AG.
Ndërsa disa vite më parë pritshmëritë ishin për një ‘transferim masiv’ të operacioneve të automobilave në Azi me qëllim kursimin në kostot e punës, ‘ne po shohim një proces krejtësisht të kundërt për momentin,’ tha Martin Jahn, drejtor i Volksëagen Group Fleet International.
Sektori i makinave në Evropë ka treguar shenja të rritjes në këtë një vit e gjysëm të fundit, me 2014 regjistrime të reja të makinave të pasagjerëve deri 5.7 për qind, sipas Shoqatës së Prodhuesve Evropianë të Automobile. Trendi është një mundësi për vende si Republika Çeke, e cila ka hapësirë të vazhdojë rritjen e prodhimit në industrinë e saj të makinave, tha Jahn.
Investitorët përfshirë njësinë Skoda Auto AS të Volksëagen, si dhe Nexen Tire Corp. eKoresë së Jugut dhe Hyudai Motor Co po planifikojnë të shpenzojnë më shumë se një shifër të kombinuar prej 31 mld koruna (1.3 mld dollarë) në pesë vitet e ardhshme në vendit qëndror evropian.
Republika Çeke dhe Sllovakia fqinje janë ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të makinave për frymë dhe të dyja vendet ish-komuniste të Bashkimit Evropian po ofrojnë stimuj për investitorët e huaj teksa pjesë të mëdha të ekonomive të tyre mbështeten në eksportet.
Në Republikën Çeke, fabrika e planifikuar Nexen mund të krijojë mbi 1,000 vende pune dhe një fabrikë e prodhimit të Skoda në Kvasiny do të krijojë gati 1,300 vende pune, referuan kompanitë. Ndërsa Republika Çeke mbetet konkuruese në sajë të vendndodhjes së saj qendrore dhe kostove reativisht të ulëta të punës, ajo po përballet më një shkurtim gjtihmonë e më të madh në personel, tha Jahn.