Industria e muzikës duket se po njeh zgjerim në tregun vendas. Vetëm në vitin 2016 janë importuar 1.8 milionë dollarë instrumenta muzikorë, rreth 4.3 herë më shumë se një vit më parë, duke shënuar një rritje eksponenciale.
Sipas të dhënave nga Dogana, në vitin 2016-n, peshën më të madhe të importeve e zinin instrumentat nga Mali i Zi, me 907 mijë dollarë. MË pas renditen shtetet e tjera si Gjermania, me 183 mijë dollarë, Kina me 172 mijë dollarë, Anglia me 127 mijë dollarë, Italia 124 mijë dollarë dhe Spanja 109 mijë dollarë.
Industria muzikore është në një fazë lulëzimi sipas të dhënave nga Dogana. Duket se pas një periudhe me rënie kjo industri është gjallëruar.
Top vendet prodhuese të instrumentëve muzikorë
Vend që përllogarit volumin më të madh të shitjeve të kësaj kategorie janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 trilionë dollarë. E dyta renditet Japonia, me rreth 1.4 trilionë dollarë. Me një diferencë të vogel ndiqet nga Kina me 1.3 miliardë dollarë.
Edhe vendet e Europës Perëndimore kanë volum të lartë të shitjeve. Në Europë kryeson Gjermania me 1 trilion dollarë instrumenta të shitur. Me pak diferencë midis tyre, shtetet e tjera europiane si Franca, Italia dhe Anglia, së bashku llogarisin rreth 900 miliardë dollarë shitje.
Top kompanitë me qarkullimin më të lartë
Në vend të parë është kompania Japoneze, Yamaha Corporation, e cila përllogarit rreth 3.8 miliardë dollarë shitje. Më pas renditen kompanitë amerikane Gibson Brand (me një qarkullim prej 1.6 milionë dollarë) dhe Harman Professional 1 miliardë dollarë.
Top vendet prodhuese | Volumi shitjeve në milionë |
ShBA | $ 7,000 |
Japonia | $ 1,475 |
Kina | $ 1,383 |
Gjermani | $ 1,005 |
France | $ 744 |
Kanada | $ 738 |
Angli | $ 544 |
Itali | $ 389 |
Australi | $ 372 |
Kore | $ 299 |
Brazil | $ 289 |
Kompanite | Shitjet |
Yamaha | $3,820,000,000 |
Gibson Brands | $1,660,000,000 |
Harman Professional | $1,014,463,000 |
Sennheiser Electronic | $778,000,000 |
Kawai | $608,000,000 |
Shure Inc. | $565,000,000 |
Pioneer DJ | $550,000,000 |
Fender Musical Inst. | $545,000,000 |
Music Group | $480,000,000 |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.