Eksportet e Turqisë në 2 muajt e parë të vitit u rritën me 12,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit me performancën që treguan në këtë periudhë e kanë tejkaluar normën.
Industria e mbrojtjes dhe aviacionit në muajt janar-shkurt të vitit 2017 realizoi gjithsej 222 milionë 79 mijë dollarë eksporte, kurse për të njëjtën periudhë të këtij viti këto eksporte arritën në 258 milionë 916 mijë dollarë.
Industria e mbrojtjes dhe aviacionit eksportet i rriti me 16,6 për qind. Në janar u realizuan 109 milionë e 237 mijë dollarë eksport, kurse në shkurt eksportet kapën shifrën e 149 milionë e 679 mijë dollarëve.
Në këtë periudhë, eksportet më të mëdha u bënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), 98 milionë e 22 mijë dollarë.
ShBA-ja u ndoq nga Gjermania me 36 milionë 585 mijë dollarë. / trt turkey