Insbruku i ftohtë i Austrisë

13/04/2017 4:12 PM 0 komente
Innsbrucku

Insbruku, përveçse një rezort skish shumë i njohur, ofron edhe mundësi të tjera për të gjithë vizitorët, duke e kthyer atë në një destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit.

Qyteti i vjetër

Në zemër të Tirolit, vetëm dy orë larg Salzburgut dhe Mynihut, qyteti i vjetër i Insbrukut, është një zonë e vogël me shtëpi mesjetare, ku pjesa më e madhe janë të lyera me ngjyra të ndezura. Menjëherë sapo të arrini në qendrën e qytetit të vjetër, ju do të ndiheni sikur keni udhëtuar pas në kohë. Këtu mund të vizitoni Muzeun Popullor të Arteve, Pallatin Mbretëror dhe Kishën Mbretërore.

oldtown

Golden Roof është një prej atraksioneve më tërheqëse të kësaj zone dhe një prej simboleve më të rëndësishme të saj. Ai përbëhet nga një çati me 2,738 tulla bakri të lara në ar dhe u ndërtua gjatë periudhës së perandorit Maximilian I, i cili ulej në ballkonin e kësaj ndërtese gjatë mbasditeve për të parë turne të ndryshëm që zhvilloheshin aty. Pamja nga kjo pikë e qytetit është fantastike.

GoldenRoof1

Teleferiku për në Nordkette

Nuk mund të shkoni në Insbruk dhe të mos bëni një xhiro me teleferik, i cili do t’ju çojë nga qendra e qytetit në majë të Nordkette. Pasi të arrini në destinacion, ju mund të shijoni një kafe në një prej majave më të larta, nga ku pamja është mbresëlënëse.

Nordkette

Muzeu i Këmbanave Grassmayr

Një prej kurioziteteve të kësaj zone është padyshim Muzeu i Këmbanave në Grassmayr, i themeluar në vitin 1599. Këtu shpjegohet me detaje e gjithë puna artizanale në ndërtimin e këmbanave ku janë të ekspozuara edhe disa nga këmbanat më të vjetra.

Grassmayr

Muzeu “Panorama Tirol”

Muzeu “Panorama Tirol” është një prej kryeveprave të artit në të gjithë botën. Këtu ndodhet një prej pikturave më të mëdha, beteja e fundit ndërmjet trupave të Napoleon Bonapartit dhe rebelëve të Tirolit, e cila është 92 m2. Kjo tablo e rrethon muzeun në 360 gradë.

Tirol-Panorama-Innenansicht

Torta “Sache”

Në fakt torta “sache” është shpikur në Vjenë por Café Sache ka hapur një restorant të ngjashëm edhe në Insbruk ku të gjithë adhuruesit e çokollatës nuk mund ta lënë pa e vizituar nëse shkojnë dhe pa provuar tortën “sache”, e cila është e përbërë nga çokollata e dendur, pak kafe ekspres dhe një gotë shampanjë.

Sacher

Kështjella e Ambras

Ajo ndodhet rreth 587 metra mbi nivelin e detit dhe konsiderohet si një ndër atraksionet më të pëlqyera nga turistët.

Ambras

Mrekullia e kristaleve Swarovski

Daniel Swarovski e themeloi kompaninë e mirënjohur “Swarovski” që në 1895, në qytetin e vogël të Tirolit. Ai nuk i pa kurrë kristalet thjesht si një material, por mbi të gjitha si një frymëzim. Sot Bota e Kristaleve Swarovski (Swarovski Crystal Worlds) është pjesërisht një muze, pjesërisht një park gjigant dhe pjesërisht një zonë kushtuar instalacioneve të ndryshme.

Swarovski Crystal Worlds 2

Swarovski Crystal Worlds

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz