Instagram, së shpejti mund të publikoni video të gjata një orë

06/06/2018 4:53 PM 0 komente

Sërish risi në Instagram. Së shpejti, në aplikacionin e Kevin Systrom (themelues i Instagram) – sipas Wall Street Journal – përdoruesit mund të publikojnë video të gjata. Flitet deri në një orë.

Ndryshime të tilla shpesh çojnë në një rishikim të thellë të mundësive krijuese në platforma të caktuara. Në këtë rast, Instagram do t’i afrohej platformës-mëmë Facebook, dhe asaj lider, veçanërisht tek adoleshentët, YouTube (këtë e tregon një studim i fundit i Pew Research Center).

Funksioni i ri do të përqendrohet tek videot vertikale. Nuk dihet ende nëse mund të përfshihet edhe tek Storie, edhe pse duket pak e mundur. Duket më shumë mundësia e publikimit të videove të gjata në profilin tuaj.

Për momentin, videot në feed kryesor nuk mund të jenë të gjata më shumë se 60 sekonda, ndërsa në Storie, mund të zgjasin maksimumi 15 sekonda.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz