Instagram, vjen modaliteti Portret

12/04/2018 1:46 PM 0 komente

Në Instagram vjen modaliteti Portret (Portrait), do të jetë i disponueshëm në Stories dhe “do t’ju japë mundësinë të realizoni foto artistike me cilësi të lartë”. Nëpërmjet këtij funksioni të ri ju do të shkrepni portrete, si foto, si video, drejtpërdrejt nga aplikacioni. Në momentin kur do të shkrepet një foto apo do të bëhet një video në modalitetin Portret, fytyra do të mbetet në fokus, ndërsa sfondi do të shfokusohet.

Përveç Portretit, risi do të jetë edhe një mënyrë alternative për të tag-uar miqtë në Stories (i disponueshëm vetëm për sistemin operativ iOS). Portrait është i disponueshëm në iPhone 6s, 6s Plus, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus e X si dhe në çdo telefon me sistem operativ Android që ka dalë në treg pas vitit 2015.

Ky azhurnim është i disponueshëm si pjesë e versionit 39.0 të Instagram në App Store të Apple për sistemin iOS dhe Google Play Store për telefonat me sistem operativ Android.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of