INSTAT: 93% e shqiptarëve jetuan me 4 euro në ditë në vitin 2016

30/11/2017 10:12 AM 1 koment
TEMA TE NGJASHME:

Vit për vit, Shqipëria po bën hapa të shpejtë në hendekun e pabarazisë, ku të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër.

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, 90% e familjeve në fashën e poshtme të konsumit përbëhen nga 2,696,772 persona, të cilët përbëjnë 93% të totalit të popullsisë (2,896,532 banorë). Kuota e shpenzimeve ditore për kokë banori në këtë kategori ishte 544 lekë në ditë, ose 4 euro në ditë për frymë.

Llogaritë tregojnë se, 10% e familjeve që përbëjnë 7% të popullsisë së vendit  me 199,761 persona konsumojnë 15 euro në ditë për frymë ose tre herë më shumë se 93%.

Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10% të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6%) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90% tjetër (0,6%) në krahasim me 2015.

Shpërndarja e nivelit të shpenzimeve për konsum tregon se 90% e NjEF shpenzon 78,3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 lekë në muaj.

Nga ana tjetër, 10% e NjEF shpenzon 21,7% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të 10% të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90% tjetër të NjEF.

Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

Jetesa më 4 euro në ditë konsiderohet si varfëri relative sipas standardit të Bankës Botërore. Kategoria e personave në këtë kategori konsumi konsiderohen më shumë në varfëri se sa në jetesë normale.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

1 Koment në "INSTAT: 93% e shqiptarëve jetuan me 4 euro në ditë në vitin 2016"

Notify of
avatar
Sort by:   newest | oldest | most voted
Klodi
Guest

4 EURO PERSONI X 4 PERSONA NE FAMILJE = 16 EURO OSE 2.000 LEKE NE DITE.
Jo keq mesatarisht. Problemi eshte qe ka familje qe jane me pak se 4 euro. Kesaj cfare ti bejme

wpDiscuz