INSTAT, bie punësimi te Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, rriten shitjet neto

13/03/2018 2:47 PM 0 komente

INSTAT ka publikuar statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2016. Sipas statistikave punësimi në NVM ka shënuar një rënie me 0.3 %. Rreth 81,0 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM nga 81,3 % që ishte në vitin e kaluar.

Sektori i tregtisë punëson 23,0 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 16,1 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 15,1 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në NVM-të janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,3 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,2 %.

77,8 % të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 77,6% të realizuara vitin e kaluar. Sektori i tregtisë mbizotëron me 43,4 % të shitjeve neto. I ndjekur nga sektori i ndërtimit me 8,9 % dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 8,6 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve të realizuara nga NVMtë është sektori i industrisë nxjerrëse me 1,3 %.

74,9 % të investimeve kryhen nga NVM. Kjo përqindje është rritur krahasuar me vitin e kaluar ku NVM investuan 66,5%. Sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në NVM-të është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 34,5 %. Nga ana tjetër, sektori i industrisë nxjerrëse ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 2,1 %.

66,9 % të vlerës së shtuar realizohet nga NVM nga 66,3% të realizuara një vit më parë. Sektori që zë përqindjen më të lartë në vlerën e shtuar është sektori i tregtisë me 19,7 %, i ndjekur nga shërbimet e tjera me 12,5 %, sektori i industrisë përpunuese me 10,4 % dhe ndërtimi me 10,2 %. Sektorët me përqindjen më të ulët janë sektori i industrisë nxjerrëse me 2,0 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 3,4 %.

Nëntë nga dhjetë ndërmarrje punësojnë më pak se 5 punonjës. Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,1 % , punësojnë 19,0% të punonjësve, kryejnë 25,1% të investimeve, realizojnë 22,2% të shitjeve neto dhe 33,1% të vlerës së shtuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of