Ekonomia shqiptare u rrit me 1.1% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi në një konferencë për shtyp ka bërë me dije sektorët që kanë shënuar rritje gjatë 3-mujorit të katërt të vitit janë bujqësia, dhe industria. Pas një periudhe të gjatë në rënie edhe ndërtimi ka njohur një rritje fare të lehtë.
“Me mbylljen e tremujorit të katërt, ne kemi një mundësi për të bërë një vlerësim paraprak për të gjithë vitin 2013, i cili mbështetur në treguesin e vlerës së shtuar bruto, tremujore, shënoi një rritje prej 0.44 për qind, krahasuar me vitin 2012”, tha Filipi.
Sipas INSTAT :
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 1.23%.
Grupi i industrive u rrit me 7.18% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rritje prej 3.66% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012.
Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 7,04% ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 16.71%.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 u ul me 27.92% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Grupi Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 8.36% në tremujorin e katërt të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012.
Grupimi Shërbimet e tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rënie me 1.76% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Në këtë grup, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurve të patundshme, rentës
dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 2.32 %.
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin paraardhës u rrit me 0.67%.
Grupi i industrive pësoi rritje me 0.64% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 shënoi rritje me 14.08% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013.
Grupimi Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 4.06% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pësoi rënie me 15.41% krahasuar me tremujorin paraardhës.
Dega Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 5.82% në tremujorin e katërt të vitit 2013 në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013.
Dega Shërbime të tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013 nuk pesoi ndryshim në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013
Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak për vitin 2013 i cili mbështetur në treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B) tremujore pati rritje prej 0.44% krahasuar me vitin 2012.
INSTAT thekson se ky vlerësim paraprak për vitin 2013 do të jetë pjesë e revizionimit në publikimin e ardhshëm, sepse në këtë vit Llogaritë Kombëtare në Shqipëri karakterizohen edhe nga revizionime metodologjike të cilat vijnë në kuadër të rekomandimeve të projekteve IPA 2007, IPA 2011 dhe
ekspertizës së FMN të cilat do të reflektohen në vlerësimet e reja vjetore por edhe ato të publikuara. Të gjitha revizionime e treguesve vjetor do të publikohen në fund të muajit Maj 2014. Këto revizionime do të reflektohen edhe në publikimin e ardhshëm tremujor, 02 Qershor 2014, në të gjitha seritë kohore të publikuara. Treguesit e Llogarive Kombëtare janë subjekt i revizionimeve të vazhdueshme në të gjitha vendet.
financiare, komerciale etj ).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.