Pasi ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të vendit për vitet 2014-2015, INSTAT ka bërë të njëjtën gjë edhe për vitin 2016, duke e tkurrur vlerwsimin nga 3.46% në 3.37%.
Ndërsa në publikimin për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt 2016, INSTAT jepte një vlerësim për rritjen vjetore prej 3.46%, në tabelat e rishikuara, ku ka reflektuar vlerësimin final për 2014 dhe gjysmë final për 2015-n, instituti statistikor, ka rishikuar dhe rritjen për vitin 2016, duke e ulur atë në 3.37%.
Më herët gjatw kwtij viti, INSTAT publikoi vlerësimet për periudhën 2014 dhe 2015, ku për të dyja treguesi i rritjes ekonomike u rishikua në ulje.
Për vitin 2014, që është vlerësim final, rritja përfundimtare është 1.77%, nga 1.83%, që ishte vlerësimi i mëparshëm.
Për vitin 2015, vlerësimi gjysmë final është 2.23%, nga 2.61% që u deklarua më parë.
Në këtë mënyrë, ky është viti i tretë radhazi, kur INSTAT, pasi merr një informacion më të plotë për treguesit, e rishikon në ulje vlerësimin e rritjes ekonomike. Tkurrja më e madhe ka qenë për vitin 2015, me gati 0.4 pikë përqindje.
Gjithsesi, tre vitet e fundit, ritmet e rritjes janë përshpejtuar, ndonëse jo sipas pritshmërive.
Kjo tendencë vijoi dhe në tre muajt e parë të vitit 2017. Sipas INSTAT, për periudhën janar-mars 2017, Produkti i Brendshëm Bruto ( P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 201 7 vlerësohet me rritje prej 3,94 % , kundrejt tremujorit të parë të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët : Ndërtimi me +1.00 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me + 0,51 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,51 pikë përqindje, Industria , Energjia dhe Uji me +0,50 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0.37 pikë përqindje , Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,27 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,03 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Shërbimet e tjera me – 0,01 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me – 0,08 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,56 pikë përqindje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Eshte e disata here (e treta qe une shoh) qe beni te njejtin “gabim”. Te fillosh grafikun jo ne zero por me lart (ne rastin tuaj ne 1.4) krijon pershtypjen e nje korrigjimi te rritjes shume me te madh nga c’ka qene ne te vertete.
Ky eshte nje rast tipik i “misleading graphics” e ne librat e shkolles ne statistike konsiderohet si nje manipulim i informacionit.
shifrat jane mbi grafik, jane te qarta, vend per mislead ka kur nuk jepen shifrat. Shiko dhe mediat e huaja, Financial Times psh, kur ben grafikun e kursit, ashtu i jep
Eshte grafikisht misleading Ornela, pavaresisht se shifrat jane ne grafik. Eshte misleading sepse per lexuesin qe sheh vetem grafikun (e kjo eshte pjesa me e madhe e tyre) ai jep nje pershtypje te gabuar mbi amplituden e korrigjimit.
FT mund te nxjerre grafike qe nuk fillojne ne zero, por jo per te treguar (grafikisht) se sa e madhe eshte rritja apo zbritja! Sic them ne msg’in tim me lart, ky eshte nje rast tipik keqinformimi ne statistike.
https://markets.ft.com/data/currencies/tearsheet/summary?s=EURUSD
Ornela, Nuk po flasim per te njejten gje. Grafiku i FT qe ti tregon nuk ka per qellim te tregoje amplituden e ndryshimit por evolucionin e kursit ne nje periudhe te caktuar (dy gjerat jane te ndryshme..). Per te njejten arsye, psh. evolucioni i Dow Jones brenda nje viti nuk afishohet asnjehere ne nje graf qe fillon ne 0 (do ishte i palexueshem duke qene se Dow rrotullohet rreth nuvelit te 21’000). Ama, nqs ben nje bar chart ku krahason ndryshimin e performances se Dow Jones nga nje vit ne tjetrin, atehere grafiku fillon detyrimisht ne 0, ndryshe eshte misleading.… Read more »
E njejta gje eshte. Edhe ai grafik te krijon idene qe ka levizje te madhe, kur psh ndryshimi eshte nga 1.12 te 1.17
Gjithsesi ta thashe ne grafik nuk jane hequr shifrat dhe aty jane, matematike e thjeshte eshte
Ornela,
Nuk eshte e njejta gje. Nqs eshte, atehere perse nuk e fillon grafikun ne 1.7. Effekti do te ishte dhe me i madh..
Raste te tilla mesohen ne shkolle, nen titullin “si te keq-informosh publikun”. Si rast tipik merret psh nje i Fox News pas kohes se Bushit, kur tregonte me grafike shume te ngjashem me tendin se sa do te rriteshin taksat pas ikjes se tij: shifrat aty ishin, por duke zoom’uar, patjeter qe efekti dukej me i madh!
Nejse, up to you, por mos pretendo qe po e ben ndershmerisht punen tende
Nejse varet nga kendveshtrimi, po ketu nuk eshte fshehur asnje informacion