Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Dhjetor 2018 është 335 mijë ton, duke u rritur 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në vitin 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.890 mijë ton, duke u ulur me 3,3 %, krahasuar me vitin 2017. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.532 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 86,3 % krahasuar me Dhjetor 2017. Për vitin 2018, ky volum është 20.415 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 19,3 % krahasuar me vitin 2017.
Në muajin Dhjetor 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 231 ton duke u rritur 5,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në vitin 2018, me ajër janë transportuar 2.245 ton mallra duke u ulur 0,9 %, krahasuar me vitin 2017. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Dhjetor 2018 është 78.060 pasagjerë. krahasuar me Dhjetor 2017, ky tregues është rritur 3,9 %.
Në vitin 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 1.522.896 pasagjerë, duke u rritur me 1,0 %, krahasuar me një vit më parë. Në muajin Dhjetor 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 73,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në vitin 2018 është 2.947.172 duke u rritur me 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Dhjetor 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 82 mld lekë dhe 48,7 % e tyre u transportua me det. Në vitin 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 952 mld lekë dhe 53,2 % e tyre u transportua me det. Eksportet e mallrave Në Dhjetor 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 59,9 %, me rrugë 37,9 % dhe me ajër 0,7 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në Dhjetor 2018, janë rritur me 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në vitin 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,9 %, me rrugë 36,5 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në vitin 2018, janë rritur me 15,9 %, krahasuar me vitin paraardhës
Importet e mallrave
Në Dhjetor 2018, mallrat e importuara me det zënë 44,7 %, me rrugë 43,6 % dhe me ajër 4,3 %. Mallrat e importuara me hekurudhë në Dhjetor 2018, janë rritur me 57,4 % dhe me rrugë janë rritur me 0,9 % krahasuar me Dhjetor 2017. Në vitin 2018, mallrat e importuara me det zënë 50,4 %, me rrugë 43,7 % dhe me ajër 3,0 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në vitin 2018, janë ulur me 17,8 % dhe me rruge janë rritur me 2,0 % krahasuar me të njëjtën vitin paraardhës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.