Instituti i Statistikave publikoi shifrat mbi aksidentet e ndodhura në muajin prill 2017 ku u numëruan 150 aksidente rrugore. Në krahasim me prill 2016, numri i aksidenteve është ulur me 14,8%.
Po sipas të dhënave të INSTAT, numri i të aksidentuarve është 190 persona nga 222 që ishte një vit më parë. Në katërmujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 7,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i personave të vdekur gjatë muajit prill është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8%.
Aksidentet rrugore, në 91,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç.
Në prill 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 18,0%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.