Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se institucionet qendrore dhe lokale të vendit kanë punësuar numër të madh të punëtorëve nëpërmjet kontratave të veçanta dhe pa përfillur asnjë procedurë ligjore të punësimit. Ka ankesa se nëpërmjet këtyre kontratave po punësohen kryesisht militantët partiakë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Punësimet e militantëve politikë pa i përfillur fare procedurat e rekrutimit, ashtu siç parashihet me ligj, tashmë janë bërë trend në institucionet qendrore, por edhe në ato lokale.
Në raportet e Auditorit për vitin që lamë pas thuajse në të gjitha institucionet është vërejtur një numër i konsiderueshëm i punëtorëve me kontrata të tilla.
32 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta i kishte angazhuar Komuna e Mitrovicës, nën udhëheqjen e Agim Bahtirit, pa aplikuar procedurë të rekrutimit siç parashihet me aktet ligjore.
“Komuna kishte angazhuar 32 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Komuna për këta të punësuar nuk kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore. Për më tepër, në 12 raste të angazhuarit me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin për pozita të rregullta dhe nuk kishin të bënin me punë specifike”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Komunën e Mitrovicës gjatë vitit 2017.
ZERI
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.