INTEL blen startup-in e inteligjencës artificiale

10/08/2016 10:45 AM 0 komente

Zyra në ShBA e INTEL shpalli marrëveshjen për blerjen e startup-it të inteligjencës artificiale, sikurse kolosi i informatikës po shikon që të zgjerojë rolin e tij në qendrën e të dhënave.

Intel nuk deklaroi sa do të jetë shuma që do të paguaj për Sistemin Nervana, por media amerikane raporton se çmimi do të jetë më i lartë se 350 milionë dollarë.

Me këtë blerje, Intel zyrtarisht po angazhohet për të shtyrë përpara teknologjinë e Inteligjencës Artificiale,- tha themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Naveen Rao. Tashmë  në mund të thyejmë paradigmën e vjetër dhe të  vendosemi në një epokë të re të informatikës.

Themeluar dy vite më parë në jug të Kalifornisë, Nervana është e specializuar në kombinimin e pjesëve harduerë dhe softuerë për të ndihmuar makineritë që të mendojnë në mënyrë të ngjashme me trurin njerëzor, sipas kompanisë.

Intel ka në plan të vendosë ekspertizën e Nervana-s në funksion të qarqeve Xeon dhe Xeon Phi në mënyrë që të merret me thellimin e njohurive të resë së internetit,- tha zëvendës presidenti i grupit Diane Bryant .

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of