Inteligjenca e biznesit nuk është vetëm pyetje dhe raporte. Ajo ka të bëjë me krijimin, transformimin dhe përdorimin e të dhënave për të bërë që njësitë e biznesit dhe organizata në tërësi të funksionojë më mirë. Inteligjenca e biznesit ka të bëjë me krijimin e mënyrave të reja për të prodhuar informacione kritike për organizatën dhe për të minimizuar mjetet që duhen për këtë.Programet e Inteligjencës së Biznesit (IB) filluan të shfaqen në treg që nga viti 1975. Produktet e para të këtij lloji ose fletët e punës kishin si bazë planifikimin financiar dhe gjatë fillimit të viteve 1980 u bënë shumë të përhapura. Këto aplikacione bënin të mundur jo vetëm paraqitjen e të dhënave, por edhe përpunimin e tyre dhe nxjerrjen e informacionit. Shfaqja e sistemeve të përpunimit të transaksioneve nëpër korporata për të administruar proceset ditore rutinë të biznesit solli një rritje të të dhënave dhe çoi në krijimin e bazave të të dhënave. Kjo solli edhe shfaqjen e sistemeve të raportimit nga këto burime të reja të dhënash si një mjet për të nxjerrë informacione të reja mbi korporatën. Bazuar në algoritme të sofistikuara të statistikës dhe marrjes së të dhënave u zhvilluan lloje të reja produktesh, të cilat fillimisht u njohën si Sistemet e Mbështetjes së Vendimeve pastaj si Sistemet e Informacionit të Ekzekutivit dhe më vonë si Administrimi i Njohurive, Sistemet e Inteligjencës së Biznesit dhe së fundmi si Matja e Ecurisë së Korporatës. Specializimi dhe segmentimi që pasoi, çoi në marrjen dhe modelimin më kompleks të të dhënave dhe së fundmi në shfrytëzim të dhënash (data miting).1. Çfarë është Inteligjenca e BiznesitTermi Inteligjencë e Biznesit është paraqitur nga Howard Dresner, i Grupit Gartner në 1989 për të përshkruar një bashkësi konceptesh dhe metodash për të përmirësuar marrjen e vendimeve në biznese duke përdorur sistemet e mbështetura në fakte.Zgjidhjet ose sistemet e IB-së janë vetëm intuitive. Pavarësisht se sa emra dhe teknologji janë përdorur në këtë disiplinë, që ne e quajmë tani IB, është ende një fushë në të cilën ka shumë për të bërë. IB mund të ndryshojë mënyrën se si punon një organizatë dhe mund ta mbajë atë në këmbë në kohë të vështira. Elementet e IB-së mund të përdoren për të zbuluar tendenca dhe informacione, që në mënyrën normale të të menduarit nuk mund të ishin zbuluar. IB përfshin një sërë aplikacionesh, që kanë të bëjnë me sistemet inteligjente dhe analitike si magazina apo tregu i të dhënave; mjetet për të realizuar raporte sipas rastit; mjetet e raportimit për organizatat; motorët e pëpunimit analitik ˜on line . Mjetet e IB-së ndihmojnë sistemet e marrjes së vendimeve dhe sistemet e mbështetjes së ekzekutivit.Aftësia për të marrë vendime të shpejta dhe të qëndrueshme, duke u bazuar mbi të dhëna të sakta dhe të përdorshme, është thelbësore për shumicën e organizatave. Zgjidhjet që ofron IB, kanë si pikësynim arritjen e një përparësie në biznes, duke u dhënë vendimmarrësve mundësinë të përdorin informacionin e nevojshëm me lehtësi dhe shpejtësi. Me strategjinë e duhur, një organizatë mund t i transformojë të dhënat e prodhuara ose të marra nga burime të ndryshme në një format të përdorshëm për të prodhuar njohuri mbi informacionet kritike të biznesit. Inteligjenca e Biznesit aktualisht është një mjedis në të cilin përdoruesit e biznesit marrin të dhëna që janë të besueshme, të kuptueshme, të lehta për t u përpunuar dhe specifike për një kohë të caktuar si dhe kanë qëndrueshmëri. Me këto të dhëna, përdoruesit e biznesit janë në gjendje të bëjnë analiza që tregojnë një pamje të përgjithshme të asaj se ku ka qenë, ku është tani dhe se ku do të jetë biznesi në një të ardhme të shkurtër. Inteligjenca e Biznesit u shërben dy qëllimeve kryesore:1. Ajo mbikëqyr shëndetin financiar dhe operacional të organizatës (raportet, alarmet, mjetet e analizës, treguesit kyç të ecurisë etj.2. Ajo gjithashtu rregullon veprimet e organizatës duke mundësuar një integrim dypalësh me sistemet operacionale dhe analizën e informacionit vlerësues. Qëllimi i zbatimit të një sistemi IB është që t u japë të gjithë përdoruesve të tij një pamje sa më të qartë dhe më të plotë të ecurisë së biznesit. Këto sisteme kanë si qëllim parësor aftësinë për t i dhënë përgjigje pyetjeve strategjike të përdoruesve. 2. Raste në praktikëPër të pasur një ide më të qartë se përse janë të rëndësishme sistemet e IB-së dhe cilat janë pyetjet që këto sisteme përpiqen që t u japin përgjigje le të shohim dy raste studimi:Rast Studimi 1:Le të marrim një shoqëri të shërbimeve telefonike. Në një shoqëri të tillë kemi disa sisteme që prodhojnë të dhëna për të. Të tilla sisteme janë: Sistemet e Tarifimit, Departamenti i Shitjeve etj. Zbatimi i IB-së do të bënte të mundur që Departamenti i Marketingut të merrte përgjigje të shpejta dhe të sakta për pyetje strategjike si:1. Kush janë abonentët që krijojnë më shumë të ardhura?2. Sa është fitimi mesatar për abonent sipas segmenteve?3. Si ka ndikuar fushata e fundit e marketingut në numrin e abonentëve?4. Cilat janë tendencat e abonentëve për segmente të caktuara?Rast Studimi 2:Nevojat analitike për të cilat ka nevojë një bankier tipik :1. Klientët-Kush janë klientët e mi besnikë/të kënaqur/fitimprurës? Cilët janë shembujt e sjelljes që çojnë në afrimitet? Cilat janë kontaktet që klientët e mi përdorin më shumë?2. Kanalet-Si ndryshojnë transaksionet dhe kostoja e transaksioneve në kohë për sportelet, ATM-të dhe nëpërmjet Internetit? Cilat janë kanalet e preferuara për transaksionet për klientët e mi? Cilat janë kanalet më fitimprurëse? A mund t i kanalizoj klientët më pak fitimprurës, që të përdorin kanalet më të lira?3. Raporte mbi ecurinë “ Cili është fitimi sipas linjave të biznesit, hierarkia e administrimit dhe produktet?4. Ecuria e investimeve “ Si është portofoli im i krahasuar me nivelin objektivit të industrisë?Perceptimi i përdoruesve për përfitimet e IB-së do të jetë në përpjesëtim me shkallën e rritjes së produktivitetit ose me shkallën e pamjes pozitive që ata mund të marrin. Në qoftë se IB i ndihmon përdoruesit të duken më të mirë, i lejon ata të bëjnë më mirë punën e tyre ose i bën ata heronj, kjo është mirësia përsa i përket vetë atyre. Kjo nuk do të thotë që ata duhet të jenë përdorues direkt të mjeteve të IB-së. Ata mund të jenë përfitues me pak ose aspak ndërveprim të drejtpërdrejtë. Shumë njerëz i masin zgjidhjet e IB-së nga numri i punonjësve që punojnë me mjetet e ofruara nga IB-ja dhe jo me ndikimin e përgjithshëm që ajo ka mbi biznesin.IB nuk është vetëm pyetje dhe raporte; më tepër ka të bëjë me ndërrimin e paradigmës se si krijohen, transformohen dhe përdoren të dhënat për të bërë që njësitë e biznesit dhe organizata në tërësi të funksionojë më mirë. Ajo ka të bëjë me krijimin e mënyrave të reja për të prodhuar informacione kritike për organizatën dhe për të minimizuar mjetet që duhen për këtë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.