“80% e ndërtesave janë jo efikase, nëpërmjet dixhitalizimit mund të kursehet deri në 30-40%”
Në Amsterdam është një ndërtesë që prodhon më shumë energji se sa ajo që përdor. Ajo është selia e Deloitte. Një projekt arkitektonik që shfrytëzon dritën nëpërmjet paneleve diellore dhe një strukturë Iot që përmirëson konsumin. Në Venecia, një ndërtesë historike, Fondaco dei Tedeschi, është bërë inteligjente falë parimeve më të reja të inovacionit, duke dhënë siguri dhe efikasitet energjetik. Këto janë projekte konkrete, që bëjnë pjesë në ekosistemin EcoStruxure Building të Schneider Electric, kolosi francez në automatizimin dhe menaxhimin energjetik.
“80% e ndërtesave janë jo efikase, nëpërmjet dixhitalizimit dhe një kontrolli të dhomave, si për shembull ajri i kondicionuar, mund të arrihet në kursimin e konsumit me 30-40%”, – tha Jean-Pascal Tricoire, CEO i kompanisë shumëkombëshe Schneider Electric në samitin që u zhvillua në Paris Expo Porte de Versailles, në Ditën e Inovacionit në fillim të prillit.
Për të dytin vit me radhë, Innovation Summit World Tour përfshiu 20 evente nëpër gjithë botën, dyfishi i programit të vitit 2017. Samiti në Paris ishte më i madhi i gjithë kohërave që është organizuar nga Schneider Electric, ku kompania prezantoi zhvillimet e fundit mbi EcoStruxure™, bazuar mbi IoT (Internetin e Gjërave). EcoStruxure™ ofron një vlerë të shtuar rreth sigurisë, besueshmërisë, efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe ndërlidhjes.
Ndryshe nga sa mund të imagjinohet, arrihen rezultate më të mira duke e shndërruar një ndërtesë të vjetër në arkitekturë, në inteligjente, se sa një ndërtesë të re.
Sfida është e ardhmja e ndërtesave inteligjente
“Për ta bërë më efikase një shtëpi me izolim të keq, duhen bërë shumë punime në ndërtesë, të vështira, që kërkojnë largimin e përkohshëm të banorëve, – shpjegon Tricorie, – dixhitalizimi mund të shkurtojë kohën, pa qenë e nevojshme të zhvendosë banorët e ndërtesës, dhe rezultatet në kursim janë vërtet të larta”.
Mendimi se pajisjet e automatizuara mund të jenë një objektiv i lehtë për hakerat shkakton shqetësime, por CEO i Schneider Electric siguron se në këtë drejtim, shpenzohen shumë para për të kontrolluar këtë aspekt.
“Kemi skuadra të specializuara në sigurinë kibernetike që përmirësojnë gjithnjë e më shumë sistemet dhe zhvillojnë sisteme të reja, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja nga sulmet e mundshme të hakerave”.
“E ardhmja jonë dhe e ardhmja e ndërtesave tona do të jetë gjithnjë e më shumë në emër të inteligjencës. Inteligjencave e gjërave, e pajisjeve, e sensorëve, aparaturave për të kontrolluar ambientet, për të përmirësuar ecurinë e biznesit dhe cilësinë e jetës. “Strategjia jonë ka të bëjë me aftësinë për të vënë në një rrjet gjithë produktet dhe komponentët inteligjentë që popullojnë ndërtesat me EcoStruxure. Sot sistemi përdoret në më shumë se 1 milion ndërtesa në botë, ndër të cilat ato me tre dhe pesë yje të zinxhirëve më të mëdhenj të hotelerisë, dhe 40% nëpër spitale.
1.EcoStruxure Power: Gjenerata e ardhshme e platformës dhe arkitekturës për shpërndarjen elektrike, bazuar në IoT të Schneider Electric, që përmirëson në mënyrë të ndjeshme aftësitë e menaxhimit të energjisë së klientëve për të përmirësuar eficencën operative dhe besueshmërinë.
2.Ndërtesa EcoStruxure: Kjo platformë dhe arkitekturë bashkëpunuese inteligjente e projektuar për ndërtesat siguron eficencë maksimale për ndërtesën dhe më shumë komfort dhe produktivitet.
3.EcoStruxure Asset Advisor: Versioni i ri i aplikacioneve të monitorimit të aparaturave të Schneider Electric ofron një shërbim parashikues 24 orë në 24, 7 ditë në 7, bazuar në cloud dhe i nevojshëm për vazhdimësinë e biznesit në shpërndarjen elektrike. ¬