Interneti na mundëson të ‘flasim’, pa pasur nevojë të marrim në telefon. Duket sikur telefonat tanë gjenden mes nesh thjesht që të mund të shmangim njerëzit me të cilët nuk duam të flasim, ndërsa dërgojmë mesazheme ata që duam. ‘Flakët’ e humbura po lidhen; familjet po komunikojnë më shumë; miqtë nuk po e humbasin njëri-tjetrin dhe lidhjet profesionale mund të lulëzojnë. Ka pasur gjithashtu një rritje të takimeve online; jo më shkesi të shëmtuara në bar dhe takime tëçuditshme të stisura nga miqtëtuaj, të cilët ndihen të sigurt se kanë gjetur personin e duhur për ju.
Pazar në internet
Kur ka qenë hera e fundit që keni blerëdiçka online?Nëse jeni si shumëprej nesh, ka të ngjarë të ketë qenë gjatë javës sëfundit apo edhe para pak orësh. Ne mund të lexojmë përshtypje, vlerësimet hulumtuese, të gjejmëçmimin më të mirë dhe të paguajmë për një objekt pa pasur nevojë të veshim këpucët dhe të rendim dyqaneve.
Të komunikosh ballë për ballë
‘Video calling’, telefonatë me video,ështëvënë në dispozicionin tonë dhe në kompjuterëttanë në shtëpi. Ne mund të lidheni me miqtë, familjen dhe kolegët në pothuajse çdo cep të botës. Komunikimi ballë për ballë ka bërë gjithashtu të mundur që të lidheni me anëtarë të ushtrisë, kur ata ndodhen larg shtëpisë.
Multi-procese
Ne mund të punojmë, ndërsa pimë kafe ose shkojmë në banjo. Interneti na mundëson të kryejmë më shumë se një veprim dhe nga pajisje të ndryshme.Ju mund të punoni në një ekran, të ndiqni një recetë në një tjetër dhe të përditësoni median sociale.
Diagnostikimi i sëmundjeve
Ne të gjithë e kemi bërë diçka të tillë. Ndonjëherë faqe siWebMD na sigurojnë se po, në fakt, ne jemi aq të sëmurë sa mendojmë se jemi. Sipas “Washington Post”, 72% e përdoruesve shkojnë online për t’u vetëdiagnostikuar dhe 50% e mjekëve bëjnë të njëjtën gjë.
Të informohesh për të gjithë dhe për çdo gjë
Interneti ka ‘zbehur’ surprizën e jetëspersonale. Ne dimë çdo gjë për këdo dhe në çdo moment të ditës. Ne dimë për shembull se çfarë kanë konsumuar për mëngjes miqtë tanë.
“Bollëk”
Ne nuk na duhet tëendemi nëpër linjat e pafundme të dyqaneve të filmave me qira dhe rafteve të CD-ve. Falë rrjetit, ne mund të shikojmë televizor dhe filma sa herë që dëshirojmë dhe mund të dëgjojmë muzikë pafund.
Për të mos përmendur që nuk kemi pse të blejmë një CD të tërë vetëm për të dëgjuar të vetmen këngë të mirë.
Shmangia e radhëve bankare
Një tjetër karakteristikëe preferuar është sistemi bankar online. Me një klik të një butoni, ne mund të paguajmë shumicën e faturave tona online, t’udërgojmë njerëzve para dhe të kërkojmë para nga të tjerët. Nuk nevojitet të qëndrojmë në radhët e gjata apo të presim një javë për tëmarrë një çek.