Z. Silvio Pedrazzi theksoi rëndësinë dhe aftësinë për të qenë jo vetëm me hapin e kohës, por një hap përpara të tjerëve me anë të produkteve e shërbimeve inovative që Banka po vë në jetë; si Mobile Banking për kryerjen e veprimtarive bankare përmes telefonit celular dhe Kartat me Parapagim për përdorim më të sigurt në blerjet online.
Z. Alberto Prestopino, Drejtues i Divizionit Retail shpalli ofertën më të re për klientët individë në prag të festave të fundvitit: “50 % Ulje në Paketën Elektronike dhe Paketën e Llogarisë Rrjedhëse, dhe Super-Oferten e Kredise për Shtëpi me interes vetëm 4% në Lek & Euro për vitin e parë, si dhe 8 % interes për Kredinë Personale në Lek. Këto oferta nisën sot me hapjen e degës së re në TEG dhe do të jenë të vlefshme deri më 15 Janar 2015 në të 32 degët e Bankës në 12 qytete të Shqipërisë, duke u dhënë mundësinë klientëve të festojnë me ne dhe të shijojnë një gamë të gjerë shërbimesh bankare që përfitohen Falas.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.